Dy të dehur sulmojnë policinë në mes të natës

Dy persona nga fshati Peshtan janë arrestuar në Ohër, pasi në orët e para të mëngjesit kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës së tyre pranë lagjes “Sveti Stefan”, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum, njofton TV21. Të dy të ndaluarit kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

“Më 29.11.2025, në ora 01:10, në SPB Ohër janë ndaluar G.M. (52) dhe R.M. (65), të dy nga fshati Peshtan i Ohrit. Më herët, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, pranë lagjes “Sveti Stefan” në Ohër, ata fillimisht kanë ofenduar verbalish dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët që po kryenin veprime zyrtare. Gjatë testimit me alkometër, te G.M. u konstatuan 1.63 promila alkool në gjak, ndërsa te R.M. 0.53 promila. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatiten kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Ohër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu