Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shënuar Ditën e Flamurit me një mesazh të fortë uniteti kombëtar, duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik e kombëtar në gjithë trojet shqiptare.
“Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim – të bashkuar në Europë”, shkroi Ahmeti, teksa theksoi se kombin duhet ta nderojmë me vepra dhe përkushtim çdo ditë.
Ai u ndal edhe te objektivat politike të shqiptarëve në rajon, duke paralajmëruar se:
Shqipëria duhet të mbështetet maksimalisht për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
Shtetësia dhe konsolidimi i Kosovës duhet të fuqizohen në partneritet me SHBA dhe BE.
Barazia në Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i integrimit europian mbeten detyrime të përbashkëta.
Shqiptarët në Luginë, Mal të Zi dhe mërgatë janë amanet kombëtar.
Ahmeti e mbylli urimin e tij me fjalët:
“Shqipërisë i qofshim falë. Rroftë kombi, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!”
Mesazhi i tij u publikua me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
