Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar profesori i asociuar në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Qerimin.
Kështu ka njoftuar kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, transmeton Klankosova.tv.
“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes”.
“Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor. Mirë se erdhe, Gëzim!”, ka shkruar Hamza.
