Mësohet identiteti i shqiptarit që me sharrë në dorë ndoqi policët britanikë

Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar.

Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, ngjarja nisi kur automjeti Volkswagen i drejtuar nga 32-vjeçari Kastrati u përplas me makinën e policisë. Pas përplasjes, Kastrati fillimisht u largua me vrap, por u rikthye te makina e tij për të marrë një sharrë elektrike, të cilën më pas e përdori për të kërcënuar dhe ndjekur oficerin Cowan.

Oficeri, 35 vjeç, dëshmoi se kishte qenë i “tmerruar” ndërsa Kastrati e përndiqte duke tundur sharrën elektrike dhe duke ulëritur fjalë fyese. Ai tha se në ato momente besonte se po rrezikonte jetën: “Mendova se nëse nuk distancohem, do të më vriste. Besova se do të më priste krahët ose edhe kokën”.

Fillimisht, Kastrati u deklarua i pafajshëm për akuzat e tentativës së vrasjes ndaj katër oficerëve, por në fund u shpall fajtor vetëm për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, akuzat për vjedhje makine, shkelje të qetësisë publike dhe shkelje të kodit rrugor u tërhoqën nga prokuroria.

Mbrojtja e tij pretendoi se hetimet kishin qenë “të meta” dhe pa objektivitet, duke theksuar se Kastrati ishte marrë në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes shqiptar. Pas shpalljes së fajësisë, gjykatësi Gallacher paralajmëroi se dënimi do të jetë i rëndë, duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Ndërrove jetë në krahët e mi! Nuk prite ta dëgjoje Roelin duke thirrur babi”, Selvije Jao prononcohet pas vdekjes së Shpat Kasapit

Pas vdekjes së Shpatat Kasapit, ka reaguar Selvije Jao, gruaja me të cilën këngëtari shqiptar ka një djalë, Roelin, përcjell TV21. Jao ka bërë...

E dhimbshme: Shpat Kasapi la pas vetes djalin trevjeçar

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi vdiq sot në moshën 40-vjeçare. Raportohet se vdekja e artistit u shkaktua si pasojë e një arresti kardiak,...

Reagime nga politika dhe skena muzikore “Humbje e rëndë”: Lloga, Mexhiti, Kasami, Stefa, Osmani dhe Big Mama ndajnë dhimbjen për Shpat Kasapin

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, duke tronditur publikun dhe botën artistike në mbarë...

Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi. Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa...

Abazi thotë se policët do të përgjigjen për rastin Koçani

Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu