“Ndërrove jetë në krahët e mi! Nuk prite ta dëgjoje Roelin duke thirrur babi”, Selvije Jao prononcohet pas vdekjes së Shpat Kasapit

Pas vdekjes së Shpatat Kasapit, ka reaguar Selvije Jao, gruaja me të cilën këngëtari shqiptar ka një djalë, Roelin, përcjell TV21. Jao ka bërë të ditur se Shpati ka ndërruar jetë afër saj, pranë djalit të tyre, për të cilin po luftonin për t’i siguruar trajtim më të mirë në logoped.

Në lidhje me: Ndërroi jetë Shpat Kasapi

“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejtë tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di…Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke thirrur babi…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babai nuk është më. Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jetë në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, ka shkruar Selvije Jao.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së

Janë bërë 28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci dhe plagosja e arsimtarit Shaban Rreci. Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare...

Bisedat sekrete Moskë–Trump: Ushakov nuk e mohon, akuzon për ‘rrjedhje të qëllimshme’

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putinit dhe këshilltari i tij i sigurisë, Yuri Ushakov, konfirmoi në mënyrë indirekte se pati një bisedë telefonike me...

Mësohet identiteti i shqiptarit që me sharrë në dorë ndoqi policët britanikë

Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje...

E dhimbshme: Shpat Kasapi la pas vetes djalin trevjeçar

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi vdiq sot në moshën 40-vjeçare. Raportohet se vdekja e artistit u shkaktua si pasojë e një arresti kardiak,...

Reagime nga politika dhe skena muzikore “Humbje e rëndë”: Lloga, Mexhiti, Kasami, Stefa, Osmani dhe Big Mama ndajnë dhimbjen për Shpat Kasapin

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, duke tronditur publikun dhe botën artistike në mbarë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu