Top Channel e konfirmon, Shpati do të ishte banor i BBVA 5

Arti shqiptar është zgjuar sot me një lajm të zi. Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm.

Burime pranë familjes dhe konfirmimet e fundit bëjnë me dije se artisti 40-vjeçar ka pësuar një atak kardiak fatal, duke shkëputur në mes një jetë dhe karrierë të mbushur me suksese.

Vetëm këtë të shtunë, “Prive By Liberta Spahiu” raportoi përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” se Shpat Kasapi ishte konfirmuar si banor i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Ai pritej të niste një rrugëtim të ri televiziv, duke u rikthyer fuqishëm në vëmendjen e publikut, por fati kishte rezervuar një plan tjetër të dhimbshëm.

Konfirmimi zyrtar nga Top Channel

Lajmi është konfirmuar edhe nga stafi i Top Channel dhe produksioni i “Big Brother VIP Albania”. Përmes një mesazhi ngushëllimi, ata shprehën tronditjen për humbjen e artistit që pritej t’i bashkohej shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kasapi, një ndër artistët më të dashur të muzikës shqiptare, ishte konfirmuar si pjesë e edicionit të ardhshëm të “Big Brother Albania VIP 5”. Por pak para nisjes së spektaklit, ai u shua, duke lënë pas një karrierë të suksesshme dhe një publik që e ka dashur me vite.. Stafi i Top Channel dhe Big Brother Albania VIP i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Shpat Kasapit. Një artist që do t’i mungojë skenës dhe publikut,”, thuhet në reagim.

Shpat Kasapi lë pas një repertor të pasur muzikor dhe kujtime të pashlyeshme për fansat që u rritën me muzikën e tij ndër vite.

Screenshot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu