Shaholli: Patriotizmi fals i vredistëve në Manastir!

Gjatë ditës së shtunë me rastin e 22 nentorit, ditës së Alfabetit, vredistët e koalicionit qeveritar kanë ftuar në qytetin e Alfabetit kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe djalin e heroit Adem Jasharit, Lulzim Jasharin si kredi politike për t’u dukur patriotë dhe atdhetarë, se pranë tyre në këtë ditë të shënuar gjenden dy figugura të njohura nga Kosova dhe jo ambasadori i shtetit shqiptar në Shkup, pasi preferencat politike janë formësuar tashmë dhe secila palë fton në konakun e tyre miqtë e zemres.

Atdhetarizëm në këtë rast do të ishte sikur vredistët e koalicionit qeveritar do të bënin mirë sikur të kishin hedhur hapin e duhur të blerjes së Shtepisë Muze të Alfabetit dhe jo ta lënë ne mëshirë të fatit këtë muze të trashegimisë kulturore dhe historike në bashkëpronësi me një pronar privat, si shitore arkivolshitës.

Në Manastir dhe në Shtepinë e Alfabetit vredistët shkuan për të përfituar nga rasti e për t’u vetëkënaqur dhe zalisur me foto, herë me Albinin e herë me Lulin, ku sipas vredistëve prania e tyre në këtë ngjarje i atribuon vlerën e atdhetarit, pasi vetëm “atdhetarët” i shoqërojnë vetëm atdhetarët, kurse të tjerët nuk kanë vend aty.

A i ka pyetur Albini ata përse ka ngecur Severnistani në procesin e eurointegrimeve dhe se a kanë ndikim vredistët në qeverinë e koalicionit për ta hequr qafe nofkën e 20%, ashtu siç kanë premtuar dy vjet më parë?
Mos vallë këto foto ai bënë sa për t’i dhënë “kredite patriotike” përmes pozave nëpër qendrat tona gjatë qëndrimit të tij në këtë pjesë të Ilirisë së lashtë?!

Përdorimi i Lulzim Jasharit në keto ngjarje nuk i bën ata atdhetarë, por thjesht një manipulim me emrin e heroit Adem Jashari, për përfitime politike, ku Luli në këtë rast nuk e ka idenë se kush janë këta honxhobonxho, që iu qepën pas kryekomitit Micko dy vjet më parë, se ndryshimi me ta do të ndodhte brenda dy muajve të qeverisjes, por edhe pas gati dy vitesh ndryshimi i tyre nuk duket në horizont.

Atdhetarizmi nuk dëshmohet përmes fotove qofshin këto me Albinin dhe Lulzimin, por me vepra ndaj çështjes shqiptare!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gashi pa filtra ndaj opozitës: ‘Jo debilla, por ekstra ultra super debilla!

Shkëlzen Gashi ka reaguar pas deklaratës së Presidente­s së Kosovës, e cila ka bërë të ditur se para shpërndarjes së Kuvendit u kishte kërkuar...

“Dhunues e pijanec”, Ardiana Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Valon Sylës

Ish-deputetja Ardiana Matoshi i është kundërpërgjigjur ashpër gazetarit Valon Syla, duke e akuzuar atë për sjellje fyese dhe dhunuese. Në reagimin e saj, Matoshi tha...

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit u rrit dhjetë centimetra mbi mesataren

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot është në kuotën prej 693.39 metra mbi nivelin e detit, ose dhjetë centimetra mbi mesataren për...

Gratë që puthen shpesh dobësohen më lehtë?!

Puthja, si një moment magjik është i mirë edhe për shëndetin. Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Ky akt është...

Presidentja ndau 20 bursa për studime jashtë vendit, asnjë shqiptar

Asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve që fituan bursën studentore “Boris Trajkovski” nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Dafkova. E,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu