Zbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë – FOTO

Personi i gjetur dje i vrarë në Nerasht të Tetovës sipas informatave jozyrtare është personi i njohur në Tetovë. Motivet për këtë vrasje dhe autorët e mundshëm nuk dihen./Shqipmedia

Njoftimi i policisë:

Më 24.11.2025 në ora 02:00 në SPB Tetovë, B.B. (33) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova është larguar nga shtëpia me automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5” me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dge një mjek nga ekipi i ndimës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët janë duke kryer këqyrjen dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin A.B. nga Tetova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gashi pa filtra ndaj opozitës: ‘Jo debilla, por ekstra ultra super debilla!

Shkëlzen Gashi ka reaguar pas deklaratës së Presidente­s së Kosovës, e cila ka bërë të ditur se para shpërndarjes së Kuvendit u kishte kërkuar...

“Dhunues e pijanec”, Ardiana Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Valon Sylës

Ish-deputetja Ardiana Matoshi i është kundërpërgjigjur ashpër gazetarit Valon Syla, duke e akuzuar atë për sjellje fyese dhe dhunuese. Në reagimin e saj, Matoshi tha...

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit u rrit dhjetë centimetra mbi mesataren

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot është në kuotën prej 693.39 metra mbi nivelin e detit, ose dhjetë centimetra mbi mesataren për...

Gratë që puthen shpesh dobësohen më lehtë?!

Puthja, si një moment magjik është i mirë edhe për shëndetin. Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Ky akt është...

Shaholli: Patriotizmi fals i vredistëve në Manastir!

Gjatë ditës së shtunë me rastin e 22 nentorit, ditës së Alfabetit, vredistët e koalicionit qeveritar kanë ftuar në qytetin e Alfabetit kryeministrin në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu