Me sa duket, pankartat, live-t e pafundme dhe betimi solemn se “pa mua nuk ka Big Brother” paskan funksionuar. Protesta e tij, që nisi si shaka në rrjet e përfundoi si çështje kombëtare (të paktën sipas Labinotit), i hapi dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Tani mbetet të shohim nëse Labinoti do t’i mbajë premtimet e tij “revolucionare” edhe brenda shtëpisë, apo protesta do të ketë qenë vetëm ngrohje para lojës së vërtetë.
Gjithsesi, një gjë është e sigurt: BBVK-4 sapo u bë shumë më interesant.
