Nxënësve që u ndalua festa e Nëntorit nga Komuna e Butelit, Ambasadori i Shqipërisë u jep vendin e parë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë

Nxënësit e shkollave fillore “Zhivko Brajkovski” dhe “Petar Zdravkovski Penko” në Butel, të cilëve disa ditë më parë u ishte ndaluar nga kryetari i komunës të festonin Festat e Nëntorit në mjediset e shkollës, sonte u pritën si mysafirë të veçantë në ceremoninë zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.

Me një gjest simbolik dhe thellësisht domethënës, ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, i vendosi vogëlushët në radhën e parë të të ftuarve, duke u dhënë hapësirën dhe nderin që u ishte mohuar në shkollat e tyre. Ky veprim u vlerësua lart nga të gjithë të pranishmit, të cilët i përshëndetën fëmijët me ngrohtësi dhe respekt.

Vetëm pak ditë pasi një vendim i padrejtë i mohoi atyre të drejtën për të shënuar Ditën e Flamurit, pritja e Ambasadës së Shqipërisë u shndërrua në një mesazh të qartë institucional: tradita, identiteti dhe gjuha nuk ndalen – por nderohen, mbrohen dhe vendosen në krye.

Gesti i ambasadorit Meidani u cilësua si shembull që forcon ndjenjën e dinjitetit dhe përkatësisë te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sidomos tek fëmijët që përjetuan ndalimin e festës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Labinot Rexha hyn në BBVK me “Dua” dhe “Bismila”, sikur po niste një mision hyjnor!

Labinot Rexha ka zgjedhur një mënyrë tejet të pazakontë për të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”. Para se të shkelte...

Pas protestave të tij “historike”, Labinot Rexha ja doli më në fund: ëndrra u bë realitet! Labinot Rexha është banori më i ri i...

Me sa duket, pankartat, live-t e pafundme dhe betimi solemn se “pa mua nuk ka Big Brother” paskan funksionuar. Protesta e tij, që nisi...

Menduh Thaçi: Albin Kurti bën performancë në Maqedoni, për të fituar vota në Kosovë

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi në Click Plus, ka folur për udhëheqësin e VLEN-it. Thaçi tha se nuk është Albin Kurti, pasi sipas tij, kryeministri...

Mes lotësh, Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen...

Leonora shpërthen në lot gjatë diskutimit për fëmijët: Historia ime është shumë e rëndë

Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës për humbjen tragjike të nënës dhe motrës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu