Vuçiq: 15% e serbëve besojnë se kam baba shqiptar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë të pazakontë në një intervistë të fundit, duke thënë se rreth 15 për qind e qytetarëve serbë besojnë se babai i tij është shqiptar, raporton TV21. Sipas tij, ky vlerësim bazohet në disa të dhëna statistikore që ai thotë se i ka parë.

“A e dini ju që keni 15% të njerëzve në Serbi, që me të vërtetë besojnë se babai i tyre është shqiptar? Ka prej tyre që besojnë vërtet, sepse ata nuk vijnë në platforma të huaja, nuk takohen me njerëz të tjerë,” tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetari nëse kjo shifër ishte vlerësim personal apo e bazuar në të dhëna konkrete, Vuçiq u përgjigj:

“Është vlerësimi im në bazë të disa të dhënave që kam hasur.”

Kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje aludimet e para disa viteve në disa media serbe, të cilat pretendonin – pa prova të verifikueshme – se babai biologjik i Vuçiqit ishte gazetari i njohur shqiptar Fahri Musliu. Vetë Musliu e ka mohuar publikisht një gjë të tillë, ndërsa pretendimet e tilla janë konsideruar thjesht spekulime mediatike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu