Bllokimi i buxhetit lë Prishtinën pa transport publik- përplasjet politike thellojnë krizën

Nga sot qytetarët e Prishtinës nuk do të kenë transport publik.

Kjo ndalesë e “Trafikut Urban” vjen si pasojë e vështirëve financiare për shkak të bllokimit të buxhetit nga ana e komunës së Prishtinës.

Por, ndërprerjen e operimit për këtë shkak e kanë njoftuar edhe disa nga linjat private.

Lidhur me këtë dje, kryetari Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”, tha Rama gjatë konferencës për media.

Numri një i kryeqytetit, bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme.

“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

Situata e krijuar në kryeqytet ka ngjallur debat të madh në opinion mes liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Sipas Abdixhikut, partia në pushtet e mori mesazhin në zgjedhjet lokale për bllokadën e krijuar.

“Prishtinën e bllokuan. Dhe Prishtina foli e para, foli qartë. LDK-në e riktheu si parti të parë; bllokuesit i la larg”, tha ai.

Ndërkaq sipas Muratit, fajtore për mosvotimin e buxhetit mbetet ish-opozita.

“Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin”, ka shkruar ai.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe akterë të tjerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk kalon më në Morinë/ Milaim Zeka zbulon përplasjet me Olta Gixharin: Më kërcënoi, lëvizjen nuk ma ka ndaluar as Serbia…

Në një intervistë për “Prive”, gazetari dhe analisti Milaim Zeka, ka zbuluar përplasjet e tij me aktoren Olta Gixhari vitin e kaluar, ku të...

Thomas Waitz: Bullgaria po zhvillon një narrativë nacionaliste, por edhe Mickoski po investon në diçka të ngjashme

Ajo që shohim në anën bullgare është një zhvillim i fortë i një narrative kombëtare që krijon përçarje dhe drejtohet kundër fqinjit dhe, në...

Rama takohet me kreun e Qatar Airways, planifikohen fluturime drejt Tiranës

Gjatë vizitës së tij në Doha, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed...

Presidentja Osmani takon një delegacion të Kongresit Amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Kongresit Amerikan. Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Befason senatorja australiane, hyn në Senat me burka! Revoltohen senatorët myslimanë

Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, është shfaqur me burka në Senatin australian, si një mesazh në përpjekje për të ndaluar veshjet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu