Arben Ratkoceri: Shumica e shqiptarëve kundërshtuan Kongresin e Manastirit – elitat ecën përpara duke sfiduar vullnetin e përgjithshëm

Arben Ratkoceri ka sjellë një rikujtim historik të ngjarjeve që i paraprinë Kongresit të Manastirit, duke theksuar se shumica e shqiptarëve të asaj kohe ishin kundër përdorimit të alfabetit latin. Sipas tij, në vitin 1908 u organizuan peticione dhe protesta masive, sidomos në Shkup – atëherë kryeqendra e shqiptarëve – nën drejtimin e deputetit dhe imam Seid ef. Hoxha, të cilët kërkonin mbajtjen e alfabetit arab.

Ratkoceri kujton se fillimisht, kryetar i Kongresit ishte emëruar Rexhep efendi Voka nga Tetova dhe jo Mit’hat bej Frashëri, siç njihet gjerësisht sot. Por një ditë para hapjes së Kongresit të Manastirit, më 13 nëntor 1908, Voka dha dorëheqje pasi u “korruptua”, siç shkruan autori, nga autoritetet osmane që e emëruan myfti të Vilajetit të Manastirit – pozita më e lartë fetare në atë kohë.

Me këtë veprim, sipas Ratkocerit, Voka tentoi të minonte punën e Kongresit dhe madje shpërndau një abetare të shqipes me shkronja arabe, si dhe dy broshura të tjera të përgatitura me mbështetjen e pushtetit osman.

Në përfundim, Arben Ratkoceri thekson se shqiptarët, nga formimi i kombit e deri më sot, gjithmonë kanë ecur përpara vetëm atëherë kur elitat e tyre kanë vepruar në kundërshtim me shumicën absolute.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Brenda shtëpisë së tmerrit në Durrës: tmerr për 3 fëmijë të mitur, 33-vjeçarja i mbyll vetëm pa ujë në kushte çnjerëzore

Ditën e sotme një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pas denoncimit të ish-vjehrrës së saj e cila e akuzon se ka braktisur 3...

Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me SHBA para se të jetë tepër vonë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kubën që të hyjë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se do të ndërpresë furnizimin me...

Taravari: Zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj ose tetor! AKI-ja mund të bëjë rezultate të jashtëzakonshme!

Pas fitores në zgjedhjet lokale në Vrapçisht dhe Gostivar, Arben Taravari tha se pret që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj...

Temperatura -16°C në Kodër të Diellit

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, me -16 gradë Celsius, në Mavrovë...

Qindra protestues të vrarë në Iran, Trump shqyrton opsione ushtarake

Presidenti Donald Trump thotë se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” në Iran, ndërsa protestat antiqeveritare, që thuhet se kanë shkaktuar vdekjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu