Shaholli: Severistani nuk i ndahet Open Ballkanit!

Pasi vredistët kishin akuzuar ashpër kohë më parë DUI-n se janë angazhuar në nismën serbe të Open Ballkanit, dje Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, në ftesë të zëvendëskryetares së Qeverisë së Serbisë dhe ministres së Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq, mori pjesë sot në hapjen solemne të edicionit të katërt të panairit “Vizioni i verës – Ballkani i Hapur”, që zhvillohet nga 22 deri më 25 nëntor 2025 në Panairin e Beogradit.- njofton in7.

Në këtë rast, pyetja e parë që na vjen ndër mend është : Përse nuk reaguan vredistët pranë premierit Micko, se nisma të tilla si Open Ballkani nuk janë pjesë e agjendës së qeverisë së koalicionit, por strategji e shtrirjes së hegjemonisë së botës serbe në Severnistan?!

Ndërsa vredistët argëtoheshin me këngë patriotike me rastin e 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit, në shoqërinë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministri i tyre Stoilkoviq përfaqësonte bashkësitë etnike të Severnistanit në Beograd në kuadër të bashkëpunimit të nismës ( të vdekur tashmë ) Open Ballkanit, si një thikë pas kurrizit për shqiptarët nga ana e qeverisë koalicionit të kryekomitit Micko.

Ja deri ku arrinë hipokrizia e vredistëve, ku në njërën anë kanë deklamuar hapur se Open Ballkani nuk bën pjesë në agjendën e qeverisë së koalicionit dhe nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i qeverisë së tyre merr pjesë në ato nisma të skaduara që përfaqëson Severnistanin dhe bashkësitë etnike që nuk pajtohen me ato nisma të ogurzeza dhe antishqiptare që bllokojnë Kosovën dhe me gjerë interesat shqiptare në Ballkan.
Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Brenda shtëpisë së tmerrit në Durrës: tmerr për 3 fëmijë të mitur, 33-vjeçarja i mbyll vetëm pa ujë në kushte çnjerëzore

Ditën e sotme një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pas denoncimit të ish-vjehrrës së saj e cila e akuzon se ka braktisur 3...

Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me SHBA para se të jetë tepër vonë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kubën që të hyjë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se do të ndërpresë furnizimin me...

Taravari: Zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj ose tetor! AKI-ja mund të bëjë rezultate të jashtëzakonshme!

Pas fitores në zgjedhjet lokale në Vrapçisht dhe Gostivar, Arben Taravari tha se pret që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj...

Temperatura -16°C në Kodër të Diellit

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, me -16 gradë Celsius, në Mavrovë...

Qindra protestues të vrarë në Iran, Trump shqyrton opsione ushtarake

Presidenti Donald Trump thotë se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” në Iran, ndërsa protestat antiqeveritare, që thuhet se kanë shkaktuar vdekjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu