Rita Ora habit me deklaratën: Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e ka habitur publikun me një deklaratë krejtësisht të pazakontë: ajo beson se mund të jetë… “shtrigë”.

E ftuar në podkastin “Happy Hour Overheard”, 34-vjeçarja tregoi se kjo “fuqi mistike”, sipas saj, është diçka që trashëgohet në familjen e saj. “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”, u shpreh Rita, duke qeshur, por edhe duke lënë të nënkuptohet se kjo nuk është thjesht shaka.

Rita shpjegoi se edhe disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, përfshirë martesën, i sheh si ngjarje thellësisht shpirtërore. Ajo pranoi se është e fiksuar pas jogës dhe astrologjisë, dy praktika që sipas saj e ndihmojnë të ruajë ekuilibrin mes famës, ritmit të çmendur të punës dhe jetës personale.

“Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet”, tregoi këngëtarja, duke pranuar hapur se ritualet e vogla mistike e qetësojnë dhe i japin drejtim.

Nuk është sekret që Rita Ora beson fort në astrologji por këtë herë ajo shkoi edhe më larg:

“Besoj 100 për qind në astrologji. Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde”, u shpreh ajo.

Edhe rutina e saj para se të ngjitet në skenë është larg klisheve të stilit “rock ’n’ roll”.

“Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive, bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill”, tregoi Rita.

Këngëtarja kujtoi edhe një takim me një fallxhore, e cila e ka shoqëruar si metaforë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre’”, rrëfeu Rita.

Kjo fjali, sipas saj, i ka ndryshuar mënyrën se si e sheh veten dhe vendimet që merr:

“Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë. Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh”, pranoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Severistani nuk i ndahet Open Ballkanit!

Pasi vredistët kishin akuzuar ashpër kohë më parë DUI-n se janë angazhuar në nismën serbe të Open Ballkanit, dje Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie...

Murati kapet me Abdixhikun pasi s’ia mbajtën “zhagun”: Betejën politike e bëni në kurriz të qytetarëve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka kërkuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, të sqarojë pse partia e tij nuk e votoi...

“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”,protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë po mbahet protesta për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijës, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6...

Vezët po bëhen luks – po vjen dita me i ble me këste!

Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë. Qytetarët thonë se përballen...

23 nëntori që s’harrohet: 45 të vdekur, 12 fëmijë – katër vite nga tragjedia e ‘Besa Trans’

Sot bëhen katër vite që kur ndodhi aksidenti i autobusit ‘Besa Trans’ në Bullgari ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, një nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu