Mbërrin në sipërfaqen e hënës kosmonauti i parë maqedon!

(qyfyre bulevardi)😆

Pas krekosjes së ditëve të fundit dhe vetëkënaqësisë së despotit Micko, që thoni ju o shokë, ai ka parashtruar arritjet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie mbi zhvillimin e teknologjisë së lartë të austronautëve maqedonë të formuar nga ekspertët rusë mbi fluturaket e teknologjisë së fundit për udhëtimet drejt hapësirës.

Pas zhvillimeve të fundit në “državën” e Severnistanit, ku ndihet “një bum i madh ekonomik” nga vërshimi i kapitaleve të huaja në të gjitha fushat, siç thonë gojëartët e saj, sidomos ka mbrothur në teknologji dhe në shkencë, “pa u shkëputur nga vazhdimi i rrugës europiane”,- tha kryekomiti Micko në një dalje të tij para mediave, se ne kemi bërë “hapa gjigant” në zhvillimin e vendit dhe në afrimin e përmbushjes së kushteve të parashtruara nga ana e BE-së, madje “jemi edhe para Shqipërisë” në këtë rrugëtim!

Ajo që vlen të shtoj tha premieri i Severnistanit është se qendra kosmodromit në “Sollunska Gllava”, ka bërë të ditur se maqedoni i parë astronom ka mbërritur shëndosh e mirë në sipërfaqen e hënës, falë eksperiencës dhe ndihmës së pakursyer të vëllezërve rusë dhe teknologjisë së tyre në fushën e teknologjisë së përparuar në fushën e astronomisë.

Ky është një hap i vogël për Severnistanin, por ama një hap i madh për njerëzimin, pasi pas gjysmë shekulli një hero tjetër i njerëzimit si bate “Kuzman” ka shkelur sipërfaqen e hënës!

Kështu, krahas përkushtimit të kësaj qeverie dhe “vendosmërisë së ndjekjes së kursit politik drejt rrugës europiane”, tha kryekomiti Micko, duke u mburrur se përmes zhvillimit teknologjik dhe kërkimeve shkencore Severnistani ynë, arriti më në fund t’i jap botës sihariqin e madh, se edhe doçëria mund të bëjnë mrekulli duke eksploruar edhe nëpër shtigjet më të errta të universit, kur kanë vullnet dhe gatishmëri për të ecur përpara në rrugë të paprovuara më parë nga europianët.

Kjo ishte mrekullia e radhës që kishte ndodhur me Severnistanin, e cila këtë radhë kishte tejkaluar pritshmëritë teknologjike dhe kishte ngjitur në hënë austronautin e parë maqedon bate “Kuzman”, tha Mickua i entuziazmuar për suksesin e kosmonautëve dhe të astronomëve maqedonë në këtë “luftë të pashpallur të yjeve”, si askush më parë nga europianët, përveç amarikanëve!

Pamjet satelitore që dërgoi kosmonauti maqedon nga planeti hënë janë spektakolare, ku kosmonauti bate “Kuzman” me flamur maqedon ka pozuar mbi planetin misterioz, duke treguar kështu suksesin e tij si sukses i Severnistanit që di të bëj vetëm mrekullira.

Kësisoj more shokë, kur do “država” bën mrekullira, kur nuk do, bën marrëzira!

Por, edhe ne shqipot shpresojmë që sot e tutje edhe palloshi ynë i gjatë Edvini, të mos mbetet pas garës së kryekomitit Micko, por të ndërtoj edhe ai një kosmodrom në malin e Tomorit, për të eksploruar planetin hënë dhe jo vetëm, si arritje të mundshme me mjete teknologjike të fjalës së fundit për të eksploruar rrugë të pashkelura më parë në hapësirë.

Një ditë të mbarë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Severistani nuk i ndahet Open Ballkanit!

Pasi vredistët kishin akuzuar ashpër kohë më parë DUI-n se janë angazhuar në nismën serbe të Open Ballkanit, dje Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie...

Murati kapet me Abdixhikun pasi s’ia mbajtën “zhagun”: Betejën politike e bëni në kurriz të qytetarëve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka kërkuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, të sqarojë pse partia e tij nuk e votoi...

“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”,protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë po mbahet protesta për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijës, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6...

Vezët po bëhen luks – po vjen dita me i ble me këste!

Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë. Qytetarët thonë se përballen...

Rita Ora habit me deklaratën: Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e ka habitur publikun me një deklaratë krejtësisht të pazakontë: ajo beson se mund të jetë… “shtrigë”. E ftuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu