Skandal diplomatik në Manastir: VLEN nënçmon përfaqësimin e Shqipërisë- Ambasadori Meidani bojkoton mbrëmjen solemne

Burime të sigurta konfirmojnë se Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka refuzuar të marrë pjesë në mbrëmjen solemne në Manastir për Ditën e Alfabetit, pas një akti flagrant mosrespekti nga ana e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, konkretisht nga funksionarët e VLEN-it.

Sipas informacioneve, ambasadori është pritur gjatë ditës vetëm nga një zv/ministër, duke u lënë plotësisht jashtë vëmendjes nga zyrtarët e lartë shqiptarë në qeveri dhe në Kuvend. Mospjesëmarrja e tyre në pritjen zyrtare konsiderohet shkelje e hapur e protokollit diplomatik dhe nënvleftësim i përfaqësimit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

I revoltuar nga trajtimi i paprecedentë dhe nga thyerja e normave të diplomacisë, Ambasadori Meidani ka marrë pjesë vetëm në aktivitetet protokollare të ditës, ndërsa ka bojkotuar mbrëmjen solemne – një hap i rëndë, por i detyruar, për të mos legjitimuar mosrespektin.

Kjo ngjarje ngre seriozisht pikëpyetje mbi qasjen e VLEN-it ndaj marrëdhënieve me Tiranën dhe sjelljes së tyre ndaj protokolleve zyrtare, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në raportet institucionale mes dy shteteve shqiptare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbërrin në sipërfaqen e hënës kosmonauti i parë maqedon!

(qyfyre bulevardi)😆 Pas krekosjes së ditëve të fundit dhe vetëkënaqësisë së despotit Micko, që thoni ju o shokë, ai ka parashtruar arritjet e jashtëzakonshme të...

Zana Avdiu: Në këtë kohë, lidhjet dhe martesa janë jashtë mode; të jesh single është fuqi dhe liri

Zana Avdiu ka ngjallur debat me deklaratën e saj se sot, lidhjet dhe martesa nuk janë më “në trend”, ndërsa të jetuarit single i...

Avokati i Thaçit, Prosper: Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë të lirë

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se nëse Hashim Thaçi dhe të tjerët shpallen fajtorë, kjo do të ishte një...

‘Fitues të këtyre zgjedhjeve’, Haziri: Shpresa e vetme për Kosovën mbetet LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve. Haziri thotë se ky vit ishte i humbur...

Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni falënderon të riun shqiptar për aktin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar, i cili ra në lumë me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu