Ambasadori palestinez në Tiranë: Kosovën s’e njohim shkaku i Ambasadës në Jerusalem, s’kemi asgjë kundër popullit kosovar

Ambasadori palestinez në Shqipëri, Sami Mhanna, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të hapjes së Ambasadës në Jerusalem.

Në një bisedë në TopChannel, ai ka thënë se megjithatë, nuk i dihet kurrë nëse vendi i tij do të ndryshojë qëndrim për sa i përket kësaj çështjeje.

“Sa i përket njohjes së Kosovës, nuk i dihet kurrë. E kam thënë shumë herë më parë në intervista, dhe shumë njerëz janë zemëruar me mua. I kam parë komentet, jam përballur me kritika. Unë kam folur nga këndvështrimi i qeverisë sime. Palestinezët në përgjithësi, edhe qeveria e Palestinës, nuk kanë asgjë kundër Kosovës dhe popullit të Kosovës”.

“Çështja e zhvendosjes, ose më saktë themelimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Jerusalemi është territor i pushtuar. Sipas të drejtës ndërkombëtare, konsiderohet territor i pushtuar, dhe nuk mund të hapësh ambasadë atje sepse konsiderohet shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare. Këtë ia kam thënë edhe presidentit (Bajram) Begaj. Ai më pyeti pse Palestina nuk e ka njohur Kosovën. Unë i thash, kjo është arsyeja kryesore”, deklaroi Mhanna.

Ndër të tjera, ambasadori ka thënë se e njeh personalisht homologun e tij kosovar në Tiranë, me të cilin thotë se flet normalisht.

Shton se vendi i tij nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës.

Më tutje, ai përmend edhe një deklaratë që i atribuohet presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, i cili është cituar të ketë thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të Serbisë.

“Kështu është thënë, por ai nuk e ka thënë atë gjë. Të gjitha ato raporte kanë qenë të gabuara. Çështja e Kosovës ka qenë e lidhur me të drejtën ndërkombëtare, kështu e di unë”, thotë Mhanna.

Për çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ambasadori palestinez tha se shumë njerëz i thonë se kjo nuk është arsye e fortë për të mos njohur mëvetësinë e vendit, duke ia rikujtuar historinë e re se çfarë ka ndodhur.

“Por unë nuk e di çka ka ndodhur atëherë, ndoshta ka gjëra që ne nuk i dimë. Unë po e them pozicionin e vendit tim. Çështja është se Ambasada u hap në Jerusalem. Kjo ka qenë arsyeja kryesore”, deklaroi ambasadori Sami Mhanna.

I pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në Kosovë, ai tha: “Kur më caktuan për ambasador në Shqipëri, erdha me makinë. Kalova nëpër Kosovë, nuk u ndala në Prishtinë, por është shumë e bukur. Pash male e natyrën. Absolutisht planifikoj ta vizitoj së shpejti”. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse nuk e pranoni këtë marrëveshje, tjetra do të jetë më e keqe”/ SHBA-të i bëjnë presion Zelensky-t, takimi vendimtar nesër në Gjenevë

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë aleatëve të NATO-s se Uashingtoni synon të ushtrojë presion mbi Volodymyr Zelensky që të pranojë një marrëveshje paqeje me...

Orban: Evropa ka dy mundësi, njëra çon direkt në luftë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e kishte sjellë Evropën në një “pikë kthese historike”. Ai shtoi se presidenti...

Edi dhe Dolce përsëri në përqafimin e njëri-tjetrit, çka po ndodh mes dyshes?

Edi dhe Dolce u shfaqën përsëri të afërt me njëri-tjetrin. Ata kanë shijuar muzikë Live nga këngëtari Kushtrim Kelani, i cili këndon hitin e Sinan...

Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim të premten me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës,...

‘‘Fitore e jashtëzakonshme’’, ‘‘takim produktiv’’ – Deklarimet e Trump dhe Mamdanit pas takimit mes tyre

Kryetari i New York-ut, Zohran Mamdani, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Ndërsa kishte mundësi që tensionet të rriteshin, duke pasur parasysh komentet e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu