Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka alarmuar publikun dhe familjen e banores më të re, Elijona Binakaj, e cila po përballet me presion psikologjik dhe veprime të papranueshme nga disa banorë të tjerë.
Në deklaratën e tyre urgjente, familja e Elionës kërkon mbrojtje të menjëhershme për vajzën dhe nënvizon se sjelljet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar apo pengesa fizike, kanë tejkaluar çdo kufi të lojës. “Elijona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me presione apo provokime që shkojnë përtej kufijve të lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.
Pamjet e fundit, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, kanë ngjallur shqetësim të madh dhe debate për sigurinë dhe përgjegjësinë e produksionit të programit. Familja kërkon që Vëllai i Madh të ndërhyjë pa vonesë dhe të garantojë një ambient të sigurt për banoren e re.
Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me kërkesat e familjes.
