Vizita në konviktin studentor të Tetovës / Xhaferi: Konvikti plotëson nevojat e mbi 300 studentëve

SHAQIRI: PUNOJMË PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE EDHE NË KONVIKTET E TJERA

Kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri vizituan sot Koviktin e studentëve në Tetovë. Në fjalën e rastit Xhaferi tha se ky konvikt është më i riu në shtetin tone dhe I ka plotësuar nevojën e kahmotshme të studentëve që Studiojnë në Tetovë. Ndërsa ministri Jeton Shaqiri, theksoi se MASH do të vazhdojë investimin për përmirësimin e kushteve edhe në konviktet e tjera. Shaqiri gjithashtu bëri të ditur se me ndihmat plotësuese financiare janë bërë edhe pagesat për studentët të cilët udhëtojnë nga qytete të ndryshme.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar qëndrojnë rreth 300 studentë, konvikti studentor i Tetovës është konvikti më i ri shtetëror i studentëve në vendin tonë dhe me këtë është plotësuar një nevojë e kahmotshme e studentëve që studiojnë në universitetin e Tetovës”. 02:12”Rrethë 30.000 studentë fitojnë vakët studentor ndërsa 6500 studentë pranojnë bursa studentore”, tha Talat Xhaferi.

“Vazhdimisht po vazhdojmë të punojmë për kushte dhe standard më të mirë për të gjithë studentët duke rritur bursat studentore duke u munduar për të përmirësuar kushtet në të cilët janë të vendosur studentët nëpër konvikte, ky konvikt ka rreth 300 studentë të cilët janë të përfshirë me kushtet më moderne të cilat i posedojnë ky konvikt. Ashtu do të vazhdojmë edhe për konviktet tjera ku janë rreth 4.000 studentë të cilët janë të vendosur në konvikte”, tha Jeton Shaqiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mërgata Shqiptare në Zvicër bën thirrjen e FORTË: Aleanca për Shqiptarët nuk ka më vend për Arben Taravarin, Bashkimi rreth Ziadin Selës është domosdoshmëri

Ata investuan me zemër, me para, me kohë dhe me ideal. Për më shumë se një dekadë, emigrantët shqiptarë në Zvicër besuan te Aleanca...

Naim bajrami: Arbën Xhaferi ishte hartues; ju, në emër të tij, e “minuat” Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të emrit të Arbën Xhaferit për të justifikuar qëndrime politike të dëmshme...

Futbollisti nga Shkupi, Fatih Ismaili, ngjitet në elitën e futbollit kosovar me Prishtinën e Re

Futbollisti i talentuar nga Shkupi, Fatih Ismaili, ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij sportive, duke ndihmuar ekipin e Prishtinës së...

Omer Memedi nga Lubeteni i Shkupit befason publikun: Mposht mundësin turk në kategorinë e dytë

Lubeten, Shkup – Një ngjarje e veçantë sportive u shënua sot në arenën e mundjes tradicionale, ku Omer Memedi, një mundës 18-vjeçar nga fshati...

Luftëtari shqiptar i MMA largohet nga ringu me barelë, dërgohet me urgjencë në spital

Sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, Arijan Topallaj ka humbur vetëdijen të shtunën gjatë përballjes kundër Denis Frimpong. Në përballjen e MMA në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu