Kosova me rekord të ri: Maratonë zgjedhore dhe përballja e tretë brenda një viti

Legjislatura e nëntë është shpërndarë nga presidentja Vjosa Osmani, pasi për shtatë muaj nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re në dy tentime. Pas konsultimeve me partitë, Osmani caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e parakohshme, ndërkohë që partitë opozitare kërkonin 21 dhjetor.

Kështu, Kosova hyn në zgjedhjet e treta për këtë vit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Për zgjedhjet parlamentare ishin parashikuar 8.7 milionë euro, ndërsa shpenzimi real ishte rreth 7.9 milionë euro. Zgjedhjet lokale kërkuan një buxhet prej 10.5 milionë eurosh.

Në zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë udhëhequr nga shtatë komuna secila. Partia Demokratike e Kosovës fitoi disa komuna si Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës triumfoi në 5 komuna, ndërsa Lista Serbe mbetet partia me më shumë komuna nën udhëheqje.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Vetëvendosje fitoi mbi 42% të votave, e ndjekur nga PDK me 20.95% dhe LDK me 18.27%. Koalicioni AAK-Nisma dhe Lista Serbe morën respektivisht 7.06% dhe 4.26% të votave.

Me këtë cikël zgjedhor, Kosova vendos një rekord të ri në garat elektorale, duke bërë që qytetarët të përballen me një maratonë politike të pazakontë brenda një viti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu