Qeveria “avullon” investimin për UNT: Nga 40 milionë të premtuara, vetëm 1 milion euro në buxhet- gjithçka mbetet propagandë

Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40 milionë euro, Qeveria e ka “zhdukur” nga propozim-buxheti i vitit 2026. Universiteti “Nënë Tereza” (UNT), që pritej të merrte financimin më të lartë ndonjëherë, ka përfituar më pak se 1 milion euro – shumë që nuk mjafton as për një fazë minimale të ndërtimit, e lëre më për një kampus të ri modern.

Sipas propozim-buxhetit, ndërkohë që universitetet tjera të vendit gëzojnë rritje të buxheteve, UNT shënon rënie drastike prej 22% në krahasim me vitin 2025. Kjo nënkupton jo vetëm mungesën e investimeve kapitale, por edhe rrezikimin e mbulimit të pagave të stafit për vitin e ardhshëm. Në listën e projekteve të planifikuara për investime figuron vetëm ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike i njohur si FINKI dhe Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit “Kirili dhe Metodi”.

Goditja e dytë: bien buxhetet për institucionet e gjuhës shqipe

Goditja e buxhetit të vitit 2026 prek edhe institucionet kyçe të gjuhës shqipe. Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve do të ketë 5 milionë denarë më pak se vitin e kaluar, ndërsa Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, tashmë nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, edhe pse ka kërkuar zgjerim të kapaciteteve kadrovike, do të përballet me ulje prej 275 mijë denarëve.

Nga premtim historik në zhgënjim buxhetor

Vetëm dy muaj më parë, më 16 shtator, ish-zëvendëskryeministri i parë dhe aktualisht kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi publikisht se Qeveria kishte marrë një vendim “historik” për arsimin e lartë: dhënien në shfrytëzim të përhershëm të një parcele prej 31.434 m² për ndërtimin e Kampusit të ri universitar të UNT-së.

Atë ditë, Mexhiti deklaroi se projekti do të sillte një Kampus modern, me kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e shndërruar Çairin në qendër akademike. “Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti”, tha ai.

Por propozim-buxheti i vitit 2026 tregon krejt të kundërtën: vetëm 1 milion euro për Kampusin dhe ulje prej 22% të buxhetit të përgjithshëm të UNT-së.

Dilema publike: ku u zhdukën 40 milionët e premtuara?

Tani ngrihet pyetja e madhe që i paraprin çdo debati publik: Ku mbetën 40 milionë eurot e paralajmëruara? Pse universiteti i vetëm publik në gjuhën shqipe në Shkup përjeton uljen më të madhe të buxhetit, ndërkohë që universitetet tjera rriten?

Në mungesë të fondeve, projekti strategjik i UNT-së rrezikon të shndërrohet në një tjetër dosje premtimesh të pambajtura, duke lënë studentët dhe komunitetin akademik me zhgënjimin se ëndrra për kampus modern mbetet – të paktën për vitin 2026, vetëm fjalë në letër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu