Snopçe: Qeveria po synon të rikthejë periudhën para konfliktit të vitit 2001

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga Arben Taravari, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, në të cilin për herë të parë nuk janë parashikuar mjete financiare për kategorinë e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, një obligim kushtetues dhe një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

Snopçe njoftoi se grupi i deputetëve të ASH-së kishte propozuar një amendament për të siguruar financimin e kësaj kategorie, por amendamenti u refuzua nga përfaqësuesit e qeverisë dhe shumica parlamentare. Si rezultat, fondi për përfaqësim të drejtë ka mbetur me zero denarë.

“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Çfarë porosie dëshiron të dërgojë qeveria me mosparashikimin e mjeteve për këtë kategori?”, u shpreh Snopçe.

Ai tha se ky veprim vjen pas heqjes së balansuesit dhe mosmiratimit të ligjit të premtuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, që duhej të ishte miratuar para një viti.

Snopçe tha se tashmë ekzistojnë dhjetëra raste të diskriminimit në institucionet shtetërore si rezultat i mosrespektimit të parimit të përfaqësimit të drejtë. Ai shtroi pyetjen nëse qeveria po synon të rikthejë vendin në periudhën para konfliktit të vitit 2001 dhe para Marrëveshjes së Ohrit.

“Në vend që të ecim përpara dhe të garantojmë të drejtat e qytetarëve, po shohim tendenca për t’i reduktuar ato. Kjo është tejet e rrezikshme për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror”, deklaroi Snopçe.

Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të insistojë që përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë të mbetet parim i pacënueshëm, i garantuar me ligj dhe me buxhet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu