“Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhje, Rrahmani: Jemi të gatshëm për koalicione me të gjitha partitë

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka njoftuar se “Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja kur do që ato mbahen.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se 20 mijë votat që i kanë marrë në zgjedhjet e fundit janë amanet për të vazhduar rruhen

Rrahmani, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit e ka udhëhequr këtë listë, ka vlerësuar së kauza e këtij koalicioni nuk do të ndalet.

“Sot e shpallim vendimin tonë që të marrin pjesë në zgjedhjet kurdo që ato të mbahen. Mbi 20 mijë vota janë një amanet që duhet çuar në vend. Janë 20 mijë zëra që na besuan, që na mbështesin për një kauzë të drejt për mbrojnë e familjes sonë shqiptare. Kjo kauzë nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdoj, do të forcohet edhe do të jetësohet, sepse është kauzë për vlera, për dinjitet, për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Rrahmani është shprehur i hapur për koalicione parazgjedhore më të gjitha partitë politike parlamentare.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me të gjitha partitë parlamentare, duke u mbështet në rezultatet tona dhe mbi të gjitha në parime të përbashkëta”, ka thënë ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu