Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza. Është e paqartë nëse do të gjendet mjetet nga buxheti dhe nëse mund të fillojë ndërtimi, ashtu siç ishte premtuar.

Në buxhet parashikohet qartë ndërtimi i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike dhe i Fakultetit për kulturë fizike, por jo edhe investime shtesë në buxhetin e Universitetit Nënë Tereza me të cilat do të fillonte realizimi i asaj që është premtuar.

Qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e kampusit Universitar Nënë Tereza më 3 shtator 2024 në vlerë prej 34.5 milion eurove. Në tetor të këtij viti, ish zv.kryeministri Mexhiti tha se Ministria e Transportit kishte miratuar kalimin e tokës në pronësi të Universitetit, me të cilën gjë, sipas tij, praktikisht fillon realizimi i projektit.

Deri tani, UNT-së i janë lëshuar rreth 150 milionë denarë për fazën përgatitore të projektit, por që hynë në buxhetin e vitit 2025-së.

Për më tepër, Universitetit Nënë Tereza madje i është shkurtuar buxheti prej 385 milion sa ka në vitin 2025, në 360 milion denarë për vitin 2026.

Buxheti 2026 – Universiteti “Nënë Tereza”

2025 – 385 875 000 denarë

2026 – 360 885 000 denarë

Buxheti për vitin e ardhshëm prek negativisht edhe Agjencinë për zbatimin e gjuhëve. Ky organ do të ketë të ardhura prej 5 milion denarësh më pak se sa në vitin 2025. Inspektorati për zbatimin e gjuhëve, tashmë si organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, edhe pse vazhdimisht ka kërkuar rritje të buxhetit për të shtuar kuadrin, nuk do ta marrë atë as vitin e ardhshëm. Inspektorati madje në vitin e ardhshëm do të ketë 275 mijë denarë më pak.

Buxheti 2026 – Inspektorati për përdorimin e gjuhëve

2025 – 16 886 000 denarë

2026 – 16 611 000 denarë

Inspektorati përballet me numër shumë të ulët të inspektorëve për shkak të mungesës së buxhetit, mungesën e kompjuterëve dhe kushteve teknike, kurse inspektorët përdorin veturat private për punën në terren.

Rritje të dukshme në buxhet ka Universiteti i Tetovës, edhe atë prej 400 milion denarësh./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Brenda shtëpisë së tmerrit në Durrës: tmerr për 3 fëmijë të mitur, 33-vjeçarja i mbyll vetëm pa ujë në kushte çnjerëzore

Ditën e sotme një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pas denoncimit të ish-vjehrrës së saj e cila e akuzon se ka braktisur 3...

Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me SHBA para se të jetë tepër vonë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kubën që të hyjë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se do të ndërpresë furnizimin me...

Taravari: Zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj ose tetor! AKI-ja mund të bëjë rezultate të jashtëzakonshme!

Pas fitores në zgjedhjet lokale në Vrapçisht dhe Gostivar, Arben Taravari tha se pret që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj...

Temperatura -16°C në Kodër të Diellit

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, me -16 gradë Celsius, në Mavrovë...

Qindra protestues të vrarë në Iran, Trump shqyrton opsione ushtarake

Presidenti Donald Trump thotë se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” në Iran, ndërsa protestat antiqeveritare, që thuhet se kanë shkaktuar vdekjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu