S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës dyshohen se duke kryer në mënyrë të papërgjegjshme detyrën zyrtare kanë kontribuar në dëmtimin e shtëpisë përkujtimore – muzeut Vllado Maleskit në Strugë.

Përveç tyre, kallëzim penal ka marrë edhe investitori i objektit fqinj, 53-vjeçari N.K nga fshati Veleshtë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dëmtim ose shkatërrim të pasurisë nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore”, si dhe një të punësuare në Institucionin Nacional “Enti dhe Muzeu Ohër”.

Në kundërshtim me vendimin për dhënien e kushteve konservatore mbrojtëse, i kallëzuari i parë me makineri ndërtimore e ka rrëzuar shtëpinë e vjetër strugane dhe gjatë kryerjes së gërmimit i ka dobësuar themelet e murit jugor të shtëpisë përkujtimore – muzeut fqinj. E kallëzuara e dytë nga “Enti dhe Muzeu Ohër”, mbi projektin bazë për shtëpi familjare vuri vulën zyrtare, nënshkroi dhe dha mendim për përputhshmëri me projektin ideor, duke vepruar me vetëdije në kundërshtim me Ligjin.

I kallëzuari i tretë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet, në kundërshtim me aktet nënshkroi lejen për ndërtimin e shtëpisë familjare të të kallëzuarit të parë. Kallëzime edhe ndaj 2 të punësuarve në sektorin e urbanizmit të Komunën e Strugës. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu