Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t’u goditur.
Kësaj fitore i atribuohen edhe indeferenca e opozitës për t’i fituar këto zgjedhje, e cila nuk pati program, por si gjithmonë me fjalë të mëdha dhe pa vepra konkrete.

Koalicioni i opozitës shqiptare ishte koalicion i pazakonshëm, megjithse ishin të rreshtuara djathtas ata nuk premtonin asgjë konkrete për komunat e mbajtura peng për dy dekada nga integristët.

Ndëshkimi erdhi jo vetëm nga zhgënjimi i qytetarëve për dy dekada por edhe nga josinqeriteti brenda opozitës, të cilët nuk mbështetën kandidatët e tyre të përbashkët, por favorizuan njërin kundër tjetrit subjekt.

Papërgjegjshmëria e kryekomunarëve në pushtetin lokal është më e dukshme pasi shihen nga afër zhgënjimet e qytetarëve nga premtimet e pambajtura në të gjitha fushat.
Në këtë rast qylaxhinjt e VREDI-t e pikasën këtë papërgjegjshmëri të rrondokopëve integristë në pushtetin lokal siç ishin Struga dhe Kërçova.

Vredistët tani mund të hedhin vallen e “fitores” pasi komitët u bënë garant të “fitores” së tyre, ku opozitës i duhet shumë kohë për t’u paraqitur para shqiptarëve se ata në të vërtet kanë ndryshuar apo janë të njëjtit ujqër që kanë ndryshuar vetëm qimen dhe jo zanatin!

Le të shohim në katër vitet e ardhshme sesi do të qeverisin vredistët bashkë me komitët në komunat e dhuruara peshqesh për shfalerkat e tyre vrediste, apo do të zhgënjejnë qytetarët si paraardhësit e tyre!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Gjenden predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme janë gjetur të martën mbrëma uniforma ushtarake...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu