Gjenden predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme janë gjetur të martën mbrëma uniforma ushtarake me ëmblema të ushtrisë serbe dhe një predhë anti-tank.

Nuk është hasur asnjë person i dyshuar apo dëshmitar në atë zonë, ka njoftuar Policia.

“Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës të martën mbrëma në fshatin Jarinjë të Poshtme në veri gjeti një predhë antitank dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë së Serbisë.

Sveçla ka thënë se do të vazhdohet puna dhe angazhimi për “të çrrënjosur çdo mbetje terroriste të Serbisë në vendin tonë”.

“Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë. Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank. Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan...

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si një aleat kryesor jo-NATO të Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës së princit të kurorës saudite,...

Zekolli-Shaqiri, me lot në sy, kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: “Kërkoj apel të vendimit.”

Kaltrina Zekolli Shaqiri kërkon drejtësi për aksidentin e trafikut në Qarkoren e Shkupit në afërsi të Radishanit, ku humbi jetën bashkëshorti i saj, çiklisti...

Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të

Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga...

508 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut

Në vend janë evidentuar 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit të fëmijëve, sipas të dhënave të raportuara nga MPB, në periudhën 2020 –...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu