508 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut

Në vend janë evidentuar 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit të fëmijëve, sipas të dhënave të raportuara nga MPB, në periudhën 2020 – 2024. Fushata e financuar nga Bashkimi Evropian “1 nga 5”, me rastin e Ditës Evropiane kundër abuzimit seksual me fëmijët, përmes ilustrimeve dhe udhëzimeve praktike synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë fëmijët ndaj fenomeneve abuzive.
“Deri më tani në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Diskriminimit nuk janë dorëzuar padi për abuzim seksual apo dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe mund të jetë për shkak të vetëdijes së ulët në shoqëri dhe frikës për të paraqitur dhunën. Komisioni vepron në raste kur institucionet ngecin. Komisioni fillimisht duhet të presë zgjidhje nga ana e institucioneve, që janë kompetente të veprojnë në këto raste dhe më pastaj nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbrojtje të pamjaftueshme, atëherë ne intervenojmë në raste të tilla.”, – deklaroi Dushan Tomshiq nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje të Diskriminimit.
“Materialet e prezantuara të fushatës synojnë të arrijnë një qëllim të përbashkët – përmirësimin e sigurisë së shkollave, komuniteteve dhe shtëpive duke ofruar udhëzime të qarta dhe praktike për mësuesit, stafin e shkollës, familjet dhe vetë të rinjtë. Këto mjete janë hartuar për të na ndihmuar që të vërejmë kur diçka mund të jetë e gabuar, të reagojmë me kujdes dhe të kuptojmë se ku të kërkojmë ndihmë nëse një fëmijë po dëmtohet. Njohja e shenjave të abuzimit dhe të dimë si të reagojmë mund të bëjë një ndryshim në jetën e një të riu që ka nevojë për mbështetje.”, – theksoi liderja e projektit, Barbara Ligëll.
Sipas statistikave, një në pesë fëmijë në Evropë është viktimë e ndonjë forme të dhunës seksuale, abuzimit seksual, pornografisë së fëmijëve, shfrytëzimit seksual.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu