Gjyqi për një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e kohëve të fundit të Maqedonisë së Veriut – zjarri në klubin e natës Pulse në Koçani, i cili vrau 63 njerëz dhe lëndoi mbi 200 të tjerë – fillon sot dhe pritet të jetë provë për gjyqësorin dhe besimin në të.
Në bankën e të akuzuarve në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës në periferi të Shkupit pritet të ulen gjithsej 34 njerëz dhe përfaqësues të tri kompanive të akuzuar. Midis tyre janë pronarët e diskotekës, ish-ministrat e Ekonomisë, ish-kryetarët e bashkisë së Koçanit dhe inspektorë…
Gjyqi po nis tetë muaj pas zjarrit që shpërtheu në orët e mëngjesit të 16 marsit gjatë një shfaqjeje nga grupi muzikor DNK, shkruan REL.
Thirrja për drejtësi nga prindërit dhe të afërmit e viktimave ka vazhduar në të njëjtën kohë. Çdo të shtunë, ata kanë organizuar një “Marsh për Engjëjt” nëpër rrugët e Koçanit, dhe i fundit, i 30-ti me radhë, u mbajt në Shkup më 15 nëntor.
