Aliu: Do të publikohen emrat e mjekëve dhe spitaleve që kanë kryer operacione të panevojshme

Emrat e spitaleve dhe mjekëve, të cilët pa nevojë kanë dërguar pacientë për ndërhyrje kirurgjikale dhe kanë kryer ndërhyrje të panevojshme te njerëzit me diagnoza kardiovaskulare, do të publikohen kur raporti i komisionit të bëhet përfundimtar, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në TVM 1, ministri sonte sqaroi se publikimi do të pasojë pas përfundimit të fazës së dytë të procesit, kur në komision do të përfshihen edhe tre ekspertë ndërkombëtarë.

“Së pari, nga aspekti etik, pasi është ende version draft. Ndoshta ekspertët e jashtëm do të thonë se gjetjet janë të ndryshme, kështu që do të duhet të analizohet edhe një herë së bashku me komisionin e ekspertëve të jashtëm”, tha Aliu.

Lidhur me rreziqet nga joobjektiviteti i komisionit, ku përfshihen edhe mjekë nga spitalet private, ministri tha se këta janë ekspertë profesionistë dhe se të gjitha vendimet merren me shumicë votash.

“Aty siç thash, nuk ka një, dy, por 15 anëtarë. Ne kemi procesverbale të çdo takimi pune të komisionit dhe për çdo rast, për çdo lëndë, për çdo dosje, përveç pjesës administrative, edhe për pjesën klinike. Pra, me CD, ne siguruam një videobim, me kompjuterë në mënyrë që të mund të shkonin tekstualisht edhe pjesa administrative edhe ajo klinike të analizohet dhe këtu u votua. Ka komente për çdo gjetje”, tha ai.

Aliu shtoi se komisioni përfshin edhe mjekë nga institucionet shtetërore shëndetësore.

“Ideja është që nga 15 anëtarë në komision, një ose dy vota nuk mund ta ndryshojnë rezultatin”, tha ministri.

Ai njoftoi se raporti përfundimtar do të jetë i disponueshëm publikisht në faqen e internetit të Ministrisë pas shqyrtimit nga ekspertët ndërkombëtarë.

“Momenti i dytë është se ata janë vërtet profesionistë, do ta shihni, ky raport, raporti përfundimtar do të jetë i disponueshëm publikisht në faqen tonë të internetit. Ne ende po presim fazën e dytë, tre ekspertët e jashtëm të vijnë për ta shqyrtuar dhe analizuar raportin edhe një herë, e pastaj ai do të jetë përfundimtar”, theksoi Aliu.

Ministria, pasi të marrë dokumentin përfundimtar, do të përgatisë një plan veprimi për të forcuar mekanizmat e sistemit dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Aliu paralajmëroi se opinioni nuk duhet të humb besimin në shërbimet kardiake dhe vaskulare dhe paralajmëroi transparencë të plotë.

“Për këtë shkak dëshirojmë të jemi plotësisht transparentë me raportin përfundimtar. E thashë që në fillim se ai raport përfundimtar nuk do të jetë thjesht një fletë letre që do të ofrojë informacion në lidhje me këtë grup pacientësh, që u skanuan nga ekspertët, por do të jetë një udhërrëfyes për ne si ministri për të krijuar ose ndoshta për të ndryshuar ligjet. Aktualisht po ndryshojmë 12 ligje, plus dy ligje që po krijojmë sepse nuk ekzistojnë dhe na duhen për transformimin digjital të sistemit të kujdesit shëndetësor. Më besoni, pas raportit përfundimtar dhe analizave nga ky raport, ato paragrafë nga atje do të jenë një plan veprimi për ne. Dhe më pas do të dalim me një plan veprimi dhe një raport përfundimtar në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë i fortë kundër këtyre lloj proceseve”, tha ministri i Shëndetësisë, Aliu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu