Përsëri ngec “Severnistani”!


Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese!

Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për gjoja vazhdim të procesit të integrimit europian, sërish busi i “Severnistani” bie në greminë, ku më kot përpiqet jeep i BE-së për ta nxjerr nga gremina rrangallën e Shkupit!
Shkupi zyrtar nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë ndaj busi i saj u gremis dje dhe nuk arriti dot në destinacion pranë pallatit të qelqët në place Schuman-Bruxelles.

Politikat e së djathtës nacionaliste të premierit Micko dhe vetoja bullgare, kanë bllokuar vazhdimin e negociatave me Brukselin për shkak të qëndrimeve kryeneçe të despotit Micko, për mos ta hapur kushtetutën në emër të mbrojtjes së gjuhës dhe identitetit maqedon, pa një garancë të fortë nga Brukseli se nuk do më kërkesa shtesë nga ana bullgare.

Ndërsa rruga europiane e “Severnistanit” mbetet e bllokuar kushtetuta e vendit ngelet peng dhe objekt diskutimi brenda kampit opozitar se pa ndryshimet kushtetuese nuk ka hapje të negociatave me BE-në, ku nga ana tjetër komitët e VMRO-së dhe vredistët janë në unison të plotë se pa garanca të forta nga BE-ja nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, pa çka se nofka e 20% ngelet e paprekur dhe as që diskutohet për të, megjithë premtimet e vredistëve se në rastin e parë të hapjes së kushtetutës do të shlyhet dhe 20%!

Ndryshimi që do të vinte si zotim dhe premtim i vredistëve dy vjet më parë nuk ndodhi, qeveria e koalicionit e drejtuar nga despotit Micko, hodhi posht me vendosmëri çdo “shantazh” për ndryshimet kushtetuese që vinte nga pala bullgare, ku VREDI shumë shpejt u dorëzua dhe nuk e ngriti më si çështje diskutimi shlyerjen e nofkës së 20% nga kushtetuta për hir të pushtetit.

Dhe ja ku jemi sot në vend numëro, në bllokadë ndërkombetare dhe izolim, pa mirëqënie dhe pa shpresë!
Ndërsa disa kanë “çarë ferrën” drejt perëndimit për një jetë më të mirë, ca të tjerë janë gati t’ia mësyjnë
atij, pasi u pa puna, kupa u mbush!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu