Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan.

Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush që na besoi, që na dha mbështetje dhe që kontribuoi në çdo mënyrë gjatë këtij rrugëtimi.

Ishte një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, por plot kuptim, sepse në çdo hap kemi parë fytyrat e njerëzve që besojnë ende se ndryshimi është i mundur.

Një falënderim i veçantë i takon mërgatës sonë, njerëzve tanë që jetojnë e punojnë larg, por që kthehen çdo herë me zemrën plot dashuri për vendlindjen.
Ata përsëri dëshmuan se atdhedashuria nuk matet me kilometra, por me veprime. Ata erdhën, u rreshtuan dhe treguan se ideali dhe dinjiteti nuk blihet me para. Faleminderit që edhe këtë herë e dëshmuat se besnikëria ndaj rrënjëve nuk shuhet kurrë.

Por nuk mund të mos ndalemi edhe te ata që na tradhtuan. Ata që e shitën votën, që zgjodhën interesin personal para së ardhmes së përbashkët, që harruan se për çfarë u luftua dhe për çfarë u sakrifikua.
Ata që u bënë pjesë e lojës së përfitimeve të shpejta, duke harruar se çdo votë e shitur është një plagë ndaj shpresës dhe një tradhti ndaj vendit të vet.
Këta njerëz nuk meritojnë as justifikim e as arsyetim. Sepse nuk ka arsyetim për tradhtinë.
Kur shet votën, shet dinjitetin. Kur shet besimin, shet të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe kush e bën këtë, humb të drejtën morale të flasë për dashurinë ndaj vendit.
Sepse të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

Ne do të vazhdojmë të ecim përpara, me ata që besuan dhe qëndruan.
Me ata që nuk u shitën, që nuk u frikësuan, që nuk e ulën kokën.
Ky është rrugëtimi ynë , i ndershëm, i drejtë dhe i mbushur me besim se e vërteta dhe përkushtimi do të triumfojnë.

Faleminderit edhe njëherë për çdo mbështetje, për çdo votë të ndershme dhe për çdo zemër që rrahu me ne.

Ne nuk dorëzohemi.

Sepse kauza për të cilën qëndrojmë nuk është e një dite, por e një brezi” – shkruan Enver Pajaziti

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ledioni nderon kujtimin e Shpat Kasapit në Big Brother VIP Albania: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës’

Ledioni në Big Brother VIP Albania kujtoi Shpat Kasapin, duke thënë: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës – duartrokitje...

Monika Kryemadhi nuk mund asesi ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër, shkaku i Ilir Metës, “mos të krijoj dhimbje të brendshme”

Gjatë Big Brother Albania, Monika Kryemadhi u përball me situatën e veçantë që ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër. Ajo nuk arriti ta bënte...

Ilaz Leskovica reagon ndaj Kongresit të 5-të të BDI-së, tejet i revoltuar: “Nga reformat nuk mbeti as shkronja (R).”

Edhe kryetari i degës së BDI-së, Shuto Orizar, është ndarë tejet i revoltuar nga Kongresi i 5-të i partisë. Reagimi i tij pasqyrohet edhe...

Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”- Abdul-Selam S. kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së

Në një postim të fundit në Facebook, Abdul Selami shprehu pakënaqësinë e tij për vendimet dhe zgjedhjet e marra gjatë Kongresit të 5-të të...

Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e dytë në Big Brother VIP Albania

Monika Kryemadhi u shfaq si opinionistja e dytë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, duke iu bashkuar panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit. Ky...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu