Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një aktivist i AKI-së ka sulmuar një të punësuar shkollën e fshatit Ladorisht.

Për Arsim Dalipin është vetëm një përpjekje për të keqpërdorur një rast individual brenda një kolektivi pune dhe për ta shndëruar atë në një sulm politik.

Sipas Dalipit kjo gjuhë është gjuhë e humbjes dhe e frikës nga dështimi në zgjedhje.

Reagimi i plotë i Arsim Dalipit

Sot po përpiqen të keqpërdorin një rast individual brenda një kolektivi pune, për ta shndërruar në sulm politik.
Kjo është gjuha e humbjes dhe e frikës nga dështimi.
Asnjë dhunë nuk justifikohet, por po aq e turpshme është të manipulohet me njerëz e me institucione për përfitime elektorale.
Ata që prej ditësh sjellin për presione kryeministër, zv.kryeministra, ministra e funksionarë për “të kapur” në Strugën për veshi, sot luajnë viktimën!
E vërteta është e qartë: qytetarët e Strugës e dinë kush punon dhe kush përhap tymnajë.
Nervozizmi i tyre vjen nga humbja që po afrohet, sepse Mendi Qyra e ka provuar edhe në 2009 sepse as asfaltet, as format tjera që Mendiu di ti bej, e as propagandat nuk e fshehin dot realitetin.
AKI dhe ekipi i saj kanë fituar respektin me punë dhe përkushtim, jo me fyerje e trillime.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin e çdo qytetari dhe të luftojmë për institucione të pastra, pa presione e pa urrejtje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu