Në rrjetet sociale është hapur debat për mënyrën e punësimeve në komunën e Tetovës. Disa përdorues i kanë krahasuar zhvillimet aktuale me periudha të mëparshme politike, duke akuzuar drejtuesit komunal për punësime të motivuara nga përkatësia partiake apo grupet e interesit.

Në mesin e komenteve, disa kanë përmendur edhe përfaqësues të komunitetit LGBT, duke theksuar se në punësimet e fundit janë përfshirë edhe persona nga ky komunitet. Reagimet kanë qenë të ndryshme – disa e kanë parë si hap pozitiv drejt përfshirjes dhe diversitetit, ndërsa të tjerë kanë ngritur dyshime për motive politike pas vendimeve.
Nga Komuna e Tetovës ende nuk ka një reagim zyrtar për këto pretendime.
