Dështimi i qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.

Ajo e ka krahasuar situatën e sotme me zhvillimet e vitit 2020, kur ishte rrëzuar qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se edhe këtë herë të njëjtët aktorë politikë kanë penguar krijimin e kabinetit të ri.

Në reagimin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka kritikuar partitë opozitare dhe Listën Serbe, duke i cilësuar si pjesë të një grupi politik të stërvjetëruar që, sipas saj, po vepron kundër vullnetit qytetar.

Deputetja ka nënvizuar se synimi i VV-së është që Republika të funksionojë në shërbim të qytetarëve, e jo të grupeve të interesit.

“Në Kuvend, Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e njeriut që populli e ka votuar më së shumti në historinë e Kosovës. Lista Serbe, si gjithnjë, pranë tyre. Natyrisht, kjo është shumë e përkohshme. Shpesh, të njëjtit kanë menduar se e kanë mposhtur përfundimisht VV-në e Albin Kurtin, por dihet ku jemi ne e ku janë ata. Do të kthehemi sërish, me popullin në krah dhe me parimet e pathyeshme. Ata që nuk marrin mbështetje nga populli, nuk mund të na shantazhojnë me numra. Më nuk ka terminale, ambasada apo tenderë në emër të votës. As populli i Kosovës, e as ne, nuk ua kemi borxh karrigen. Dhe për këtë, VV-në e Albin Kurtin nuk do ta thyeni asnjëherë”, ka shhkruar Haxhiu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur 250 milionë euro kalojnë përballë syve të Odës Ekonomike – pa asnjë shqiptar në listë. Ku ishte Mendi Qyra?

Mungesa e përgjigjes së Mendi Qyrës për grantin prej 250 milionë eurosh Si ish-kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë kandidat për...

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n’Qeveri

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n'Qeveri Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nafie Selmani, ka goditur rëndë bashkëpartiakun e saj në RMV, Bekim Qoku, duke nxjerë në...

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3. Këtë...

Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë...

Gruaja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Një ngjarje e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë solli në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale. Lajmi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu