Haradinaj e quan Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku ky i fundit prezantoi ekspozenë e tij për mandatin qeverisës.

Në fjalimin e tij, Haradinaj e ka quajtur Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”, duke thënë se kjo është arsyeja pse, sipas tij, Kosova po përballet me shumë probleme.

“Ne jemi mbledhur sot për të kryer detyrën tonë, jo për t’u marrë me fjalime boshe. Ju flisni për luftë hibride, por ndoshta vetë jeni produkt i saj,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për problemet e shumta që, siç tha ai, po e rëndojnë jetën e qytetarëve.

“Lista e problemeve është e gjatë. Qytetarët po përballen me çmime të larta, me mungesë investimesh dhe me një qeveri që nuk dëgjon askënd,” shtoi Haradinaj, duke theksuar se AAK nuk sheh arsye për të debatuar mbi programin që paraqiti Kurti.

Deklaratat e tij erdhën pas prezantimit të ekspozesë së kryeministrit, ku Kurti kishte folur ndër të tjera për sfidat e sigurisë dhe luftën hibride që, sipas tij, po zhvillohet kundër Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu