Anëtarët e TDP-Strugë, nuk votojm një ateist, një anti-turk si Qyra!

Burime nga brenda TDP-së: Presione dhe kërcënime ndaj strukturave që mbështesin kandidatët e AKI-së

Burime brenda Partisë Demokratike Turke (TDP) raportojnë për rritje të tensioneve të brendshme pas mbështetjes së disa degëve të partisë për kandidatët e Aleancës për Komunat e Integruara (AKI). Sipas informacioneve, nga selia qendrore po ushtrohen presione të forta mbi strukturat lokale, të cilat dyshohet se vijnë si rezultat i ndikimit nga VMRO-DPMNE.

Fillimisht, është pezulluar dega e TDP-së në Vrapçisht, ndërsa situata e ngjashme raportohet se po i kanoset edhe degës së Strugës. Anëtarë nga terreni theksojnë se kërcënimet synojnë detyrimin e tyre për të dalë publikisht kundër mbështetjes së dhënë për kandidatin e AKI-së në Strugë, Dr. Arsim Dalipi.

Megjithëse një numër anëtarësh të TDP-së në Strugë kanë votuar në këshillin komunal në mbështetje të Dr. Dalipit, burimet njoftojnë se presioni nga qendra po intensifikohet. Situata ka kulmuar mbrëmë, kur gjatë një takimi të degës lokale, shumica e të pranishmëve janë larguar në shenjë revolte, duke bërë të qartë se nuk do të përkrahin një kandidat të konsideruar sipas tyre si “ateist” dhe “anti-turk”.

“Ne nuk mund të mbështesim dikë që nuk përfaqëson interesat dhe identitetin tonë,” u shpreh një anëtar i degës së Strugës, i cili kërkoi anonimitet për shkak të frikës nga ndëshkimi.

Në mesin e anëtarësisë po qarkullojnë shqetësimet se vendimmarrjet po ndikohen nga marrëveshje politike të padeklaruara, ndërsa integriteti i strukturave lokale po vihet në pikëpyetje.

Deri në momentin e publikimit, qendra e TDP-së nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar lidhur me këto pretendime.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkrimtarja nga Shkupi, Leјla Sherif Emin, fitoi një çmim ndërkombëtar

Çmimet e ndara nga Shoqata e Gazetarëve GAP këtë vit u dorëzuan në një ceremoni solemne në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, Rumani. Ngjarja u...

Mickoski: Haqim Ramadani po tregohet egoist, po i dëmton kandidatët e VLEN-it, pas zgjedhjeve do shkarkohet nga pozita e drejtorit

Kryeministri dhe kreu i VMRO – DPMNE-së ka sulmuar sërish pjesëtarët e koalicionit VLEN. Kësaj here, shkak ishte thirrja e kandidatit të VLEN-it për...

Haradinaj e quan Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku...

VMRO nuk e pranon humbjen në Çashkë, përgatit ankesa për në Gjykatën Administrative?

VMRO-DPMNE ende nuk po mund të pajtohet me faktin se e ka humbur Komunën e Çashkës. Edhe pse Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka hedhur...

Abdixhiku godet Kurtin: Bllokuesit s’i kanë votat për qeveri të re, sot bie perdja e mashtrimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu