“Sloboden Peçat”: „Mickoski e dërgon Kasamin në opozitë?“

Partneri qeveritar Bilall Kasami nga koalicioni VLEN e ka humbur mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për një mandat të dytë si kryetar i komunës së Tetovës, dhe pritjet janë që votuesit e VMRO-së, në raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve, të mos votojnë për të, ka bërë të ditur për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka dërguar mesazh Kasamit se “çdo veprim ka reagim”, duke konfirmuar kështu se kryetari aktual i Tetovës nuk duhet të shpresojë në mbështetjen e partisë së tij. Kjo vjen pasi Kasami, pavarësisht partneritetit qeveritar, publikisht deklaroi se në raundin e dytë të zgjedhjeve do ta mbështesë Fatmir Deharin nga BDI për një mandat të ri në Kërçovë.

Pas zgjedhjeve lokale dhe meqë tashmë është paralajmëruar një rikonstruksion i Qeverisë, nuk do të ishte befasi nëse Mickoski i falënderon Besën për pjesëmarrjen e deritanishme në qeverisje në “Ilindenska”.

Mickoski nuk e fshehu pakënaqësinë e tij pas deklaratës së Kasamit se në raundin e dytë të zgjedhjeve, në vend që të mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, do t’i japin mbështetje etnike Fatmir Deharit nga BDI.

“Duhet të kuptojë se unë gjithmonë jam i gatshëm të bashkohemi në këto zgjedhje dhe të mbështesim vlera, e jo të ndahemi për tema dhe çështje etnike, përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Të gjithë ata që shpresojnë se me tema etnocentrike do të fitojnë diçka në politikë, le të shohin dhe të mësojnë nga shembulli dhe rënia e BDI-së, dhe do të kuptojnë për çfarë flas. Kjo është një mësim i mirë edhe për disa politikanë të tjerë në skenën politike maqedonase, të cilët duhet ta kuptojnë se, për të qenë partnerë në koalicion, duhet të jemi të gatshëm të bashkohemi dhe të mbështesim vlera, jo të ndahemi për çështje etnike përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Nëse nuk është kështu, atëherë nuk shoh asnjë dallim midis tyre dhe Aliut nga Zajasi, të cilin duan ta zëvendësojnë,” – tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, është e gabuar që njerëzit të trajtohen si “kontingjente votash” që dikush mund t’i drejtojë sipas dëshirës.

“Dua të them se askush prej nesh nuk i ka votat në xhepin e vet dhe se mbështetja duhet të ndërtohet përmes bashkimit rreth vlerave, e jo përmes prizmit të përkatësisë dhe dallimeve etnike. Çdo gjë ndryshe nga kjo është e gabuar, sipas meje. Në këtë kontekst, ai duhet ta pranojë faktin se është bërë kryetar komune me vullnetin dhe mbështetjen e maqedonasve, të cilën nuk duhet ta zhgënjejë. Çdo hap ka veprim dhe kundërveprim, dhe unë gjithmonë do të veproj ashtu siç është më mirë për qytetarët dhe për shtetin,” – i ka porositur Mickoski Kasamit.

Nga tubimi në komunën e Aerodromit mbrëmë, lideri i VMRO-DPMNE-së ishte edhe më i ashpër, duke theksuar se në politikë duhet të kesh qëllim dhe strategji, dhe se VMRO-DPMNE, në rrugën drejt realizimit të qëllimeve të veta, nuk ka kërkuar asgjë tjetër përveç respektit për sakrificën që ka bërë për të tjerët — por se nuk e kanë marrë këtë respekt dhe se nuk do ta harrojnë këtë.

“Ndërsa i realizonim këto qëllime strategjike, ne, si VMRO-DPMNE, kemi derdhur gjak dhe kemi bërë sakrifica. Nuk ka qenë e lehtë — më ka ardhur shumë rëndë kur i shihja bashkëpartiakët tanë nga Tetova, Gostivari, Struga, Çairi, Dibra — dhe për këtë kemi paguar një çmim, kemi bërë një sakrificë. Ne nuk kërkojmë asgjë në këmbim, sepse kemi një qëllim të qartë; kërkojmë vetëm respekt për sakrificën që kemi bërë për të tjerët. Nuk e morëm këtë respekt, dhe këtë nuk do ta harrojmë. Tani le të përqendrohemi në 2 nëntor dhe të dalim masivisht në zgjedhje,” – tha Mickoski.

Sipas një funksionari të lartë të VMRO-DPMNE-së, partia në raundin e parë i ka dhënë Bilall Kasamit rreth 2.000 vota, por pas deklaratave të tij, është e vështirë që ato vota të përsëriten në raundin e dytë. Kasami aktualisht ka një epërsi prej 4.000 votash ndaj kandidatit të BDI-së, Bajram Rexhepi — konkretisht, Kasami ka marrë 19.028 vota, ndërsa Rexhepi 15.272.

Në kundërshtim me Bilall Kasamin, i cili paralajmëroi mbështetje për Fatmir Deharin në Kërçovë, koalicioni VLEN u distancua nga deklarata e tij, duke theksuar se banorët e Kërçovës vetë duhet të vendosin kë do të mbështesin në raundin e dytë. Nga Vredi shtuan gjithashtu se për ta, “morali publik nuk është temë për negociata.”

Ndërkohë, Izet Mexhiti doli me mbështetje të hapur për kandidatët e lëvizjes ZNAM – Maksim Dimitrievski për komunën e Kumanovës dhe Miroslav Labudoviq për komunën Qendër (në Shkup).

Më herët, para fillimit të fushatës zgjedhore, Kasami kishte bërë thirrje që shqiptarët ta “rikthejnë Brvenicën”, ndaj së cilës Mickoski iu përgjigj duke i thënë të mos bjerë në folklorizmin e BDI-së. (Burimi: Sloboden Peçat).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkrimtarja nga Shkupi, Leјla Sherif Emin, fitoi një çmim ndërkombëtar

Çmimet e ndara nga Shoqata e Gazetarëve GAP këtë vit u dorëzuan në një ceremoni solemne në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, Rumani. Ngjarja u...

Mickoski: Haqim Ramadani po tregohet egoist, po i dëmton kandidatët e VLEN-it, pas zgjedhjeve do shkarkohet nga pozita e drejtorit

Kryeministri dhe kreu i VMRO – DPMNE-së ka sulmuar sërish pjesëtarët e koalicionit VLEN. Kësaj here, shkak ishte thirrja e kandidatit të VLEN-it për...

Haradinaj e quan Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku...

VMRO nuk e pranon humbjen në Çashkë, përgatit ankesa për në Gjykatën Administrative?

VMRO-DPMNE ende nuk po mund të pajtohet me faktin se e ka humbur Komunën e Çashkës. Edhe pse Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka hedhur...

Abdixhiku godet Kurtin: Bllokuesit s’i kanë votat për qeveri të re, sot bie perdja e mashtrimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu