AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën

Kandidati i VLEN për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani që kaloi në raundin e parë zgjedhor bashkë me kundërkandidatin e tijEnver Pajaziti nga AKI janë bashkuar në një qëllim të përbashkët – të sigurojnë fitoren në komunën e Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përcjell INA.

Pajaziti nuk arriti të kaloj në balotazh, por kryetari aktual i komunës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski, i cili garon për mandat të ri. Por mobilizimi i koalicioneve shqiptare ka bërë që më 2 nëntor të rikthehet kjo komunë.

Ramadani së bashku me Pajazitin dhe aktivistë të të dyja koalicioneve kanë udhëtuar bashkërisht në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku po takohen me mërgimtarët nga Bërvenica për të mobilizuar diasporën që të marrë pjesë në votimet e 2 nëntorit.

“U dakorduam se vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtar dhe se më 2 nëntor do ta kthejmë dinjitetin dhe krenarinë e banorëve të Komunës së Bërvenicës – kudo që ndodhemi!Çdo votë ka rëndësi! Vetëm nëse bëhemi bashkë, fitorja është e garantuar!”, ka shkruar Ramadani.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Bërvenicë do të mbahet më 2 nëntor, ku kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani, do të përballet me kryetarin aktual të komunës, Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE.

Komuna e Bërvenicës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, në rajonin e Pollogut, afër qytetit të Tetovës. Ajo përfshin disa fshatra dhe njihet si një zonë bujqësore dhe emigracioni, ku një pjesë e madhe e banorëve jetojnë e punojnë jashtë vendit, kryesisht në Evropën Perëndimore. Sipas regjistrimit të vitit 2021, komuna ka 13.645 banorë, nga të cilët rreth 54% janë shqiptarë dhe 42% maqedonas.INA)

TOP Lajmet

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes...

Cilët sektorë paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë. Sektori që paguhet më së shumti është sektori...

Taravari në Strugë në mbështetje të Arsim Dalipit

Kryrtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot së bashku me disa nga bashkëpartiakët kanë qëndruat në Strugë në mbështetje të kandidatit të AKi-së,...

Dalipi: Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale!!

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi ka publikuar planin pesëpikësh që synon ta realizojë që në 100 ditët e para të...

Ndërroi jetë Agim Jonuz, analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu