VLEN i jep mbështetje edhe Labudoviçit të ZNAM-it në komunën Qendër

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të partnerit koalicionar në pushtet – VLEN.

Sonte, përmes një takimi me banorët lokalë nga lagjet Kalaja dhe Duqanxhik, kjo mbështetje u zyrtarizua.

Në takimin, ku përveç Labudoviçit, mori pjesë edhe kryetari i zgjedhur i komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, si dhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM, Goran Minçev, Mexhiti iu bëri thirrje banorëve të këtyre lagjeve, shumica e të cilëve janë me përkatësi etnike shqiptare, që më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë, t’i japin mbështetje maksimale kandidatit për kryetar të komunës nga Lëvizja ZNAM, i mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE, Miroslav Labudoviç.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojnë për zgjidhje të shpejtë, efikase dhe të plotë të problemeve komunale, të cilat në disa vitet e fundit gjatë mandatit të Goran Gerasimovski nuk u adresuan.

Bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve bazë të jetesës dhe ngritjen e një niveli më të lartë të jetës së përditshme të banorëve – iniciativa këto që janë tashmë pjesë e programit të Miroslav Labudoviç.

Kjo është dorë e dytë e mbështetjes midis partnerëve në pushtet – ZNAM dhe VLEN, pas zyrtarizimit të mbështetjes dje edhe për Kumanovë, për kandidatin për kryetar të komunës, Maxim Dimitrievski, në raundin e dytë. Bashkëpunimi i partnerëve në nivel qendror– i cili funksionon me sukses tashmë një vit e gjysmë- po reflektohet edhe në nivel lokal, për të mirën e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu