Deputeti bullgar Kovaçev: 216 mijë maqedonas posedojnë pasaporta bullgare

MAQEDONI E VERIUT
Deputeti bullgar Kovaçev: 216 mijë maqedonas posedojnë pasaporta bullgare
24/10/2025
Eurodeputeti bullgar nga partia GERB, Andrej Kovaçev thotë se nuk është e lehtë për kolegët politikanë nga Maqedonia e Veriut. Ata as nuk duan të dëgjojnë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa gjysma e familjeve të tyre tashmë kanë shtetësi bullgare.

“Gjëja më e rëndësishme është se kjo shtetësi është marrë në bazë të origjinës së provuar bullgare dhe një deklarate identiteti bullgar – në të cilën të gjithë shkruan se nëna, babai, vëllai dhe motra e tyre janë gjithashtu bullgarë. Dhe vëllai ose motra është sot deputet, ministër… ose është i martuar me një kryeministër aktual”, shkruan Kovaçev në profilin e tij në Facebook.
Eurodeputeti bullgar shkruan se 216.000 qytetarë maqedonas tashmë janë pjesë e BE-së.
“Ata janë gjithmonë të gatshëm të dënojnë “fqinjin lindor”, “tartarët” dhe “pushtuesin fashist bullgar”… dhe në të njëjtën kohë të fshehin një pasaportë bullgare në xhep. Në fund të fundit… nuk është problem i madh për ta nëse do të hyjnë në BE. Ata janë tashmë brenda – së bashku me 216.000 qytetarë të tjerë maqedonas që u bënë qytetarë bullgarë me origjinë bullgare dhe vetëvendosje bullgare. E vetmja gjë e trishtueshme është për pjesën tjetër, ata që ende i besojnë ata”, shtoi Kovaçev në postimin e tij.

Komenti u shkrua në përgjigje të lajmit në “Nova TV” bullgare me titullin: “Pse deputeti Mile Lefkov nga partia në pushtet OBRM-PDUKM po mohon rrënjët e tij bullgare”.

Gazeta bullgare “Nova” shkruan në artikullin e saj se vëllai i Miles, Ivan Lefkov, mori shtetësinë bullgare dy vjet më parë. Sipas shkrimeve, ai aplikoi në Ministrinë lokale të Drejtësisë me një kartë identiteti që lidhej me gjyshin e tij. Në kërkesën e tij për shtetësi bullgare, Ivan Lefkov shkroi se babai, nëna, gruaja, fëmijët e tij, si dhe vëllai i tij Mile Lefkov janë bullgarë. Ai e deklaroi këtë në vitin 2021.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu