VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të partnerit koalicionar në pushtet – VLEN.

Sonte, përmes një takimi me banorët lokalë nga lagjet Kalaja dhe Duqanxhik, kjo mbështetje u zyrtarizua.

Në takimin, ku përveç Labudoviçit, mori pjesë edhe kryetari i zgjedhur i komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, si dhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM, Goran Minçev, Mexhiti iu bëri thirrje banorëve të këtyre lagjeve, shumica e të cilëve janë me përkatësi etnike shqiptare, që më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë, t’i japin mbështetje maksimale kandidatit për kryetar të komunës nga Lëvizja ZNAM, i mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE, Miroslav Labudoviç.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojnë për zgjidhje të shpejtë, efikase dhe të plotë të problemeve komunale, të cilat në disa vitet e fundit gjatë mandatit të Goran Gerasimovski nuk u adresuan.

Bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve bazë të jetesës dhe ngritjen e një niveli më të lartë të jetës së përditshme të banorëve – iniciativa këto që janë tashmë pjesë e programit të Miroslav Labudoviç.

Kjo është dorë e dytë e mbështetjes midis partnerëve në pushtet – ZNAM dhe VLEN, pas zyrtarizimit të mbështetjes dje edhe për Kumanovë, për kandidatin për kryetar të komunës, Maxim Dimitrievski, në raundin e dytë. Bashkëpunimi i partnerëve në nivel qendror– i cili funksionon me sukses tashmë një vit e gjysmë- po reflektohet edhe në nivel lokal, për të mirën e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

IShP: Pastrim urgjent të hapësirave me mbeturina

Nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë udhëzuar, që mbetjet komunale duhet sa më shpejt që është e mundur...

Gjykata Administrative do të vendosë për ankesat në 11 komuna

Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve...

Nikolloski: Bilall Kasami nuk duhet të turpërohet që maqedonasit në Tetovë votuan për të në rrethin e parë

“Ne premtuam se BDI do të shkonte në opozitë dhe kjo ndodhi pas 20 vitesh, dhe është vetëm çështje kohe kur Ali Ahmeti të...

Mickoski – VLEN-it dhe Bilall Kasamit: Nuk do ta harrojmë sakrificën që e bëmë në këto zgjedhje, e për të cilën nuk morëm asgjë...

Kryeministri Hristjan Mickovski ka goditur sërish VLEN-in dhe Bilall Kasamin. Ai thotë se mbështetja që ju kanë dhënë VLEN-it dhe Bilall Kasamit nuk ështhë...

Ali Ahmeti: Pse të tërhiqem nga politika, humbësit duhet të tërhiqen

Lideri i BDI-së Ali ahmeti tha se nuk do të tërhiqet nga politika, që siç shtoi, humbësit duhet të tërhiqen dhe jo fituesit. Sipas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu