I ndalohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur islamik, rrezik për sigurinë kombëtare!

Autoritetet shqiptare kanë ndaluar sot hyrjen në territorin e vendit të predikuesit të njohur islamik Imran Hosein, i cili është cilësuar si person që përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas burimeve nga mediat, Hosein ishte nisur nga Trinidad dhe Tobago, me ndalesë në Amerikën e Jugut, dhe kishte planifikuar një vizitë në Shqipëri me një agjendë fetare. Por, pas verifikimeve nga strukturat e sigurisë, rezultoi se ndaj tij kishte informacione të ndjeshme që lidhen me veprimtari të mundshme terroriste.

Për këtë arsye, policia kufitare nuk e lejoi të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa aktualisht predikuesi mbahet në Rinas, në pritje të procedurave për kthimin e tij në vendin e nisjes.

Kush është Imran Hosein?
Imran N. Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad & Tobago, i njohur ndërkombëtarisht për ligjëratat mbi eshatologjinë islame – studimin e shenjave të fundit të kohës – si dhe për komentet e tij mbi politikën globale dhe ekonominë islame.

Ai është autor i disa librave, ndërsa një pjesë e madhe e mësimeve të tij përqendrohet te çështja e Izraelit, të cilin e lidh me ngjarjet profetike të përmendura në Kuran. Pikërisht këto interpretime, shpesh të ngarkuara me teori konspirative, kanë nxitur kritika nga institucione fetare dhe dijetarë islamë që i konsiderojnë të diskutueshme qëndrimet e tij.

Ky është një nga rastet e rralla kur një figurë fetare ndalohet në Shqipëri për arsye sigurie, ndërkohë që autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi arsyet konkrete të këtij vendimi në orët në vijim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu