Për 10 muaj, 114 kafshime nga qentë endacakë në Pollog

Edhe pse shpeshherë është raportuar se janë hasur automjete të qyteteve të tjera që sjellin qentë endacakë nga qytetet tjera, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë raportim konkret në polici

Urim HASIPI

Tetovë, 23 tetor – Në mungesë të një qendre rajonale për trajtimin e qenve endacakë në Pollog, problemi sa vjen e rritet nga viti në vit. Edhe pse në rajonin e Tetovës rastet e kafshimit nga qentë endacakë janë ulur, megjithatë më problem gjendja mbetet në Gostivar. Sipas të dhënave që jep Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në Gostivar brenda dhjetë muajve janë regjistruar 89 raste të kafshimit nga qentë endacakë, kurse në Tetovë 25 raste.

“Sa i përket problemit me qentë endacakë, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë brenda dhjetë muaj janë regjistruar 114 të kafshimeve nga ana e qenve endacakë, por edhe lëndimeve që kanë marrë qytetarët gjatë tentimeve për t`u shmangur nga sulmet. Në Tetovë, krahasuar me vitet e kaluara, jemi në gjendje më stabile, ku gjatë këtyre muajve kemi regjistruar vetëm 25 raste të kafshimit nga qentë endacakë, kurse gjendja më alarmante është në rajonin e Gostivarit, ku gjithsej janë regjistruar 89 raste. Edhe pse ne si polici, nuk jemi të involvuar drejtpërdrejt në këtë problematikë, megjithatë rastet i evidentojmë sepse qytetarëve ju nevojiten vërtetimet për procedurat e mëtutjeshme”, njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Edhe pse shpeshherë është raportuar se janë hasur automjete të qyteteve të tjera që sjellin qentë endacakë nga qytetet tjera, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë raportim konkret në polici. Nga Policia e Tetovës thonë se mosdenoncimi i automjetit dhe targave e bën më të vështirë identifikimin eventual të atyre që sjellin qentë në Tetovë nga qytetet tjera.

“Deri më tani, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë nuk është regjistruar asnjë rast ku do të raportohen targa automjeti apo vend në të cilin është vërejtur duke lëshuar ose duke shkarkuar qen endacakë dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën, shkaku se është problem për t`u identifikuar. Apeloj deri tek qytetarët, që nëse në raste të këtilla verifikohet një gjë e tillë, të raportojnë në numrin 192 apo 112 dhe kryesisht gjatë raportimit duhet të dihet vetura apo automjeti dhe targat e të njëjtit, sepse kjo do të ishte më e lehtë që të identifikohet për kënd bëhet fjalë”, tha zëdhënësi Rexhepi.

Ditë më parë, nga Komuna e Tetovës denoncuan se kishin kapur një qen endacak të sjellë nga Shkupi dhe i njëjti ishte identifikuar përmes çipit. Denoncimet e këtilla janë të shpeshta dhe jo vetëm nga autoritetet lokale të Tetovës, por edhe nga autoritetet e Komunës së Gostivarit. Denoncimet janë se këta qen sillen nga qytete tjera dhe lëshohen në komunat e Pollogut. Deri më tani, qendra për trajtimin e qenve endacakë ka pasur edhe në Tetovë edhe në Gostivar, por kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësim serioz për banorët e këtij rajoni. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu