“Mickoski mund të bëjë gjithçka”, Frrok Çupi në “Real Story”: Politikat shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë dështuar

Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka bërë një analizë të thellë dhe kritike mbi situatën paszgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se humbja e shqiptarëve nuk është e popullit, por e politikës.

Sipas Çupit, lideri politik Menduh Thaçi ka qenë i qartë në vlerësimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve, duke nënvizuar se fitues real është Hristijan Mickoski, si në planin politik të qeverisjes, ashtu edhe në dimensionin nacional dhe ligjor.

Ai theksoi se kjo humbje nuk është faji i qytetarëve shqiptarë, por i dështimit të politikave të ndjekura nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Çupi shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ndikim në ekonomi, politikë dhe shoqëri, por nuk janë fitimtarë sepse mungon një themel i qëndrueshëm politik dhe institucional.

“Mendoj se Menduh Thaçi është i qartë, është shprehur qartë për arsyen e vetme të asaj që ndan fitoren dhe humbjen në Maqedoninë e Veriut, për arsyen e vetme se nuk është aktor, është duke e parë politikën dhe po e shikon qartësisht. Na tha një gjë të vërtetë fare, që politikisht, në sensin e qeverisjes fitoi Mickoski në sensin nacional fituan sllavët. Në sensin e ligjit, fituan përsëri ata. Këtu mbyllet e gjithë epopeja e shqiptarëve të Maqedonisë, që do të thotë se duhet të presim, çfarë të presim, nuk e shtyjmë me zor në mënyrë rapsodike, që të themi të shiko të luftojmë etj etj. Atje kanë dështuar politikat, nuk ka dështuar populli. Atje ka dështuar sensi politik. Është momenti më i keq për të fituar kjo mënyrë. Momenti ndërkombëtar është tmerrësisht i disfavorshëm, është një moment kur Mickovksi mund të bëjë gjithçka, Shitet si i ideologjisë së djathtë, shitet si mbajtës i sigurisë dhe shitet dhe si mbrojtës i familjes.

Jetojmë në epokë ideologjike, pavarësisht se nuk e pranojmë. Ai kapi brirët e ideologjisë për të mposhtur shqiptarët që janë shumë, janë të fuqishëm në ekonominë, jetën dhe politikën, por nuk janë fitimtarë. Pse nuk janë fitimtarë? Më duket se jemi kthyer mbrapa 20 vjet. Pse u kthyen menjëherë? Do të thotë se s’paskemi ndërtuar gjë që të mbeten dhe kjo është tragjedia më e madhe. Kjo gjë që mbetet e ndërtojmë vetëm aktet normative, vetëm alternativat, punët e përbashkëta, etje, jo ato të përbashkëta folkloriket. Nuk ka fituar askush nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Frrok Çupi.

Sa i përket koalicionit VLEN, Çupi u shpreh se ai ka vlerë vetëm për aq sa i duhet VMRO-së dhe liderit të saj Mickoski, duke shtuar se nuk do të ketë peshë reale jashtë kësaj varësie politike.

“Koalicioni VLEN, ajo do të vlejë aq sa i duhet Mickoskit, nuk do vlejë asnjë sekondë me shumë”, tha ai./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu