Në rrjetet sociale po qarkullon një bisedë e dyshuar nga një grup komunikimi të lidhur me VMRO-DPMNE-në në Çair, ku disa anëtarë të grupit shihen duke bërë thirrje për të mbështetur koalicionin VLEN dhe kandidatin Izet Mexhiti në zgjedhjet lokale.
Në mesazhet e publikuara, një person që prezantohet si “Vllatko Shefe” u kërkon anëtarëve të grupit që të votojnë për numrin 7 – VLEN, duke pretenduar se “vetëm me VLEN mund të jetojë shteti ynë, Maqedonia”.
Në pjesë të tjera të bisedës, shfaqen edhe komente fyese ndaj shqiptarëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke i quajtur “terroristë”, ndërkohë që u kërkohet pjesëmarrësve “të mbushin kutitë që në mëngjes”.
Autenticiteti i këtyre mesazheve nuk është verifikuar ende nga burime zyrtare, ndërsa publikimi i tyre ka ngjallur reagime dhe debat në opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi marrëdhëniet e fshehta politike mes partive dhe gjuhën diskriminuese që përdoret në komunikimet e brendshme.