Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Faton Peci nga Vetëvendosje ka marrë 55.92 për qind ose 392 vota, Arian Tahiri PDK 33.67 ose 236, Gëzim Plakolli LDK 10.13 për qind ose 71 vota dhe Qazim Nimani AAK 0.29 për qind ose dy vota, raporton KosovaPress.

Rezultatet preliminare të KQZ-së tregojnë se Mitrovica e Jugut do të shkojë në balotazh më 9 nëntor. Sipas këtyre rezultateve Arian Tahiri PDK prin me 47.89 ose 15.368, Faton Peci nga Vetëvendosje ka 47.80 për qind ose 15 mijë e 340 vota. Por, pas numërimit me postë kandidati i VV-së është ai i cili prin.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33.841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29.636, ndërkaq janë refuzuar 3.977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3.660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Një votues ka pasur të drejtë të dërgojë nga një fletëvotim për secilin lloj të zgjedhjeve.

KQZ sqaron se hapja e këtyre pakove/zarfeve do të bëhet nga ekipet e numërimit dhe në fund do të dalin me statistika për çdo komunë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur presioni publik e përmirëson drejtësinë: Nga Haga e sotme te precedentët historikë, pse duhet protestuar?

Shkruan: Besir Bajrami Presioni qytetar dhe mediatik mund ta bëj dallimin mes padrejtësisë dhe drejtësisë, edhe në rastet ndërkombëtare më të ndërlikuara. Historia dhe praktikat...

“Bëni share ose harro vendime!” – mesazhi kërcënues i kunatit të Bekim Salit tregon si trajtohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit

Një mesazh i dërguar nga Ermal Fuga, kunati i Bekim Salit, ka ngjallur reagime dhe shqetësim në rrjete sociale. Përmbajtja e mesazhit zbulon një...

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu