60 autobusë nga Kosova nisen drejt sheshit “Skënderbej” , kalimi në Rrugën e Kombit pa pagesë për 24 orë

Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte. Kjo vjen pasi nesër, 17 tetor, ora 17:00 sheshi Skënderbej, Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës.
Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.
Discover more
Best fashion retailers
celebrity
Red carpet
Celebrities
celebrities
makeup
Makeup
red carpet
Online movie streaming services
Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi një ditë më parë se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj, ndërsa PD ka refuzuar pasi nuk duan të jenë në krah të Ramës, të cilin e akuzojnë se ka goditur pas shpine Kosovën.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti kritikon Kurtin: Protesta ishte për UÇK-në, jo për politikë- mungesa jote s’justifikohet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Tirana, tha se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare.Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një...

Shaip Zeneli nga Aki i përgjigjet ashpër Darko Kostovskit: “I vogël je të dërgosh selame hoxhallarëve tanë!

Përfaqësuesi i Aki-t, Shaip Zeneli, i ka reaguar publikisht Darko Kostovskit pas deklaratave të këtij të fundit ndaj hoxhallarëve shqiptarë. Në një reagim të...

Thirrja e hoxhës Bedri Lika për votën shqiptare në Butel, ndez reagimin e Darko Kostovskit

Kryetari aktual i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ashpër pas një hutbeje të mbajtur në xhaminë e Butelit 2 nga hoxhë Bedri...

VLEN dhe AKI mbyllin fushatën në Çair: Mexhiti me vizion zhvillimi, Osmani premton “tërmet ndryshimesh”

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit — Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga...

Kryetari i Butelit Kostovski i çon “selam” hoxhës së xhamisë së Butelit

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas hutbes së mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel 2, ku sipas tij, u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu