Në Qendrat Komunale te Numerimit (QKN) po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, është në epërsi me 50.82% apo 5,663 vota.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, me 44.95% ose 5,009 vota.
Ndërkaq, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gëzim Plakolli, ka marrë 3.45% apo 384 vota.